Follow us on:

Njoftim i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Romë

Të nderuar bashkatdhetarë,

në vijim të Dekretit të Kryetarit të Këshillit të Ministrave të datës 13 tetor 2020 (në fuqi nga 14 tetori deri më 13 nëntor 2020) në lidhje me përditësimet e masave parandaluese kundër Covid-19, informojmë se qarkullimi ndërkufitar për shtetasit që vijnë nga Kosova ose që kanë qëndruar/kaluar tranzit atje në 14 ditët e fundit, ndalimi i hyrjes në territorin italian mbetet në fuqi, me përjashtim të:

Shtetasve të Kosovës që janë të pajisur me leje qëndrim/”permesso di soggiorno” në Itali (në përputhje me Direktivën 2004/38/BE) dhe anëtarëve të familjeve të tyre, të cilët rezultojnë të jenë rezident në territorin e Italisë para datës 16 korrik 2020.
Shtetasit tanë që plotësojnë këtë kusht, duhet që në momentin e nisjes për në Itali nga Kosova të jenë të pajisur me një vërtetim që dëshmon rezultatin negativ të testit molekular ose antigjen, i cili duhet të jetë kryer brenda 72 orëve para hyrjes në Itali.

Pas kthimit në Itali nga Kosova, është e nevojshme që shtetasit tanë që plotësojnë kushtet e lartpërmendura, t'i nënshtrohen vet izolimit dhe mbikëqyrjes shëndetësore, të plotësojnë vetëdeklaratën në të cilin duhet të tregojnë arsyen që i mundëson kthimin, si dhe duhet të sigurojnë në mënyrë personale transportin nga aeroporti për në vendbanimin e tyre në Itali (lejohet kalimi tranzit në aeroport, pa dalë nga zonat e caktuara të aeroportit).

Informojmë gjithashtu që lëvizjet nga Italia për në Kosovë lejohen vetëm për arsye specifike: arsye pune, shëndetësore ose studimi, urgjencë absolute, kthim në shtëpi. Udhëtimet për turizëm nuk lejohen.

Për më shumë detaje dhe informacione, lutemi konsultoni link-un në vijim:
https://www.esteri.it/mae/it/ministero/normativaonline/decreto-iorestoacasa-domande-frequenti/focus-cittadini-italiani-in-rientro-dall-estero-e-cittadini-stranieri-in-italia.html