Follow us on:

Fjala e Ambasadorit për fillim të vitit 2011

Bashkëqytetarë të respektuar të Republikës së Kosovës,

Fillimi i vitit është kohë shprese, kur ne të gjithë projektojmë një fillim të ri. Ne të gjithë shpresojmë se ditët më të qarta po vijnë për të gjithë ne edhpse sfidat para nesh janë të mëdha, secili prej nesh ka kurajon dhe vendosmërinë të ballafaqohet me ato. Në frymën që e ka mbajtur gjallë Ëndrrën tonë për Pavarësi, Liri, Paqe dhe Demokraci, frymë kjo që do të mbaj të fuqishme gjeneratat e reja, ne fillojmë vitin 2011.

Pas nesh mbetet një vit plot sfida me të cilat të gjithë së bashku jemi ballafaquar dhe kemi dalur faqebardhë.

Republika e Kosovës gjatë vitit që e lam pas, kaloi dy sfida të rëndësishme: atë të Gjykatës Ndërkomëtare të Hagës nxorri mendimin afirmativ të shtetit tonë të ri, i cili nuk është në kundërshtim me të drejtën ndrkombëtare dhe mbetet rast i vecantë sui generis.

Sfidë e rradhës të cilën Kosova e tejkaloi së bashku me miqt ndërkombëtarë ishte takimi i shtatorit të Këshilit të Sigurimit të OKB-së i cili nxorri rezolutën e cila rikomfirmoi mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës që nuk e vuri në dyshim egzistimin e shtetit të pavarur të Kosovës.

Kosova organizoi zgjedhjet e para në pavarësinë e saj, zgjedhje këto që u vlerësuan si demokratike drejtë ndërtimit të qeverisë së re të vendit.

Kosova është në marrëdhënie të shkëlqyeshme me të gjitha shtetet fqinje dhe ne afirmojmë paqen e qëndrueshme në rajon si shtet mu në zemër të Evropës Juglindore. Këtu në Itali ne promovojmw vendin tonë me mesazhin:”Kosovo il cuore dei Balcani!”

Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë në fillim të vitit është pasuruar me diplomat të rinjë të cilët shumë shpejt i dhanë kuptim misionit diplomatik. U themelua Shërbimi Konzullorë nga pika zero. Shërbimet konzullore gradualisht filluan ti plotësojnë nevojat themelore dhe kërkesat e juaja. Jemi të vetëdishëm se mund dhe duhet të bëhet më tepër, por në vitin e ri do të përpiqem që kualiteti i shërbimeve të jetë në nivelin optimal.

Gjatë vitit 2010 Repubikën e Italisë e kanë bërë vizita pune disa ministra të Republikës së Kosovës:

Në fillim të vitit Romën e  vizitoj ministri i Punëve të Jashtme, z. Hyseni, i cili i parapriu vizitave të rradhës së ministrave. Ministri Kulturës Rinisë dhe Sportit, z. Haziri vizitoi Italinë në muajt prill dhe maj për të promovuar kulturën tonë, gjegjësisht për të vendosur kontakte pune me ministinë homologe këtu në Itali dhe për të lobuar tek institucionet sportive dhe kulturore për të futur Kosovën në aktivitetet ndërkombëtare.

Ministri i FSK-së, z.Mujota gjithashtu vizitoj Romën me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit institucional, merr pjesë në Konferencën e Parë të Organizatës Ndërkombëtare për Menaxhimin e Emergjencës. Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, z. Hoxhaj në Milano viziton punimet e bashkëpunimit të CESNES me Institutin Pedagogjik të Kosovës. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, z. Shala merr pjesë në Konferencën e investimeve Italiane në Evropën Juglindore në Verona.

Ne aspektin e lobimit për njohje të reja, Ambasada e Republikës së Kosovës ka qenë shume aktive. Janë dërguar letra me kërkesë për njohje të gjitha ambasadave prezente në Romë, si dhe janë bërë një mori takimesh me kolegë diplomat këtu në Romë.

Nuk kanë munguar as aktivitetet e diplomacisë ekonomike dhe kulturore. 

Diplomatët tanë janë takuar me ndërmarrës nga pjesë të ndryshme të Italisë. Me rëndësi për t’u përmendur është vendosja e kontakteve me Camere di Comercio të rajoneve të ndryshme të Italisë.

Në aspektin e bashkëpunimit arsimorë-kulturorë po përmendim këtu ndihmesën në nënshkrimin e traktatit në mes Univerzitetit La Sapienza dhe Univerzitetit të Prishtinës. 
                                                              ***
Qytetar të dashur,

Jemi të vetëdishëm se Viti 2011 do të sjell sfida të reja për të gjithë ne. Do të përpiqemi dhe do të punojmë që shumë aktivitete e perbashkëta t’i shqyrtojmë dhe realizojmë së bashku.

Në fillim të vitit kemi të paralajmëruar vizita të nivelit të lartë shtetërorë italian në Kosovë. Viti 2011 do të jetë sfidues për nënshrkimin e traktateve themelore në mes dy vendeve tona.

Planifikojme te  realizojmë vizita komuniteteve tona, në të gjitha provincat kua ta jetojne këtu në Itali.

Do të organizojmë ngjarje kuturore dhe do të përpiqemi të jemi pranë tempujve të dijes gjithandej Italisë. Shpresojmë të ndihmojmë nënshkrimin e disa traktateve ndëruniverzitare.

Do të përpiqemi që të dërgojmë investitorë italian në Kosovë. Në këtë drejtim do të ndërtojmë struktura bashkëpunuese si në Itali, ashtu dhe në Kosovë.

Shpreh bindjen time të thelë se qeveria e Kosovës do të bëjë maksimumin që deri në fund të vitit 2011 të plotësoj kriteret që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm në Zonën e Shegenit, ashtu sic bëri së fundi Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina.

Të nderuar, uroj që ky vit të jetë i frytdhënës për të gjithë ne, në të gjitha fushat e jetës.

Ju dëshiroj punë të mbarë, suksese dhe shëndet të mirë!
Nderime,

Albert Prenkaj
Ambasador