Follow us on:

"Njoftim!

Të nderuar bashkatdhetarë,
Lidhur me procesin e riatdhesimit të shtetasve tanë me banim/qëndrim në Itali drejt Kosovës, ju informojmë se Ambasada e RKS në Romë dhe Konsullata e Përgjithshme në Milano kanë kryer sipas procedurave përkatëse ligjore të gjithë procesin e mbledhjes dhe dërgimit të listave/kërkesave pranë institucioneve/autoriteteve përkatëse në Prishtinë, të cilët kanë kompetencë ekskluzive për adresimin e tyre, sipas rasteve emergjente dhe mundësive logjistike të strukturave të destinuara për karantinimin e detyrueshëm që parashikohet me ligj.
Aktualisht, ju informojmë se jemi në pritje të autorizimit për organizimin e fluturimit Itali - Kosovë, i cili do të realizohet brenda muajit maj 2020. Detajet si qyteti, aeroporti dhe orari i fluturimit do të publikohen së shpejti në webfaqen tonë dhe në platformat tona të rrjeteve sociale.

Faleminderit për mirëkuptim!