Follow us on:

Presidenti Napolitano uroi festat e fundvitit, Trupit Diplomtik në Romë

Siç është zakoni, Presidenti Napolitano në fund të vitit organizoj një pritje për Trupin Diploamti të akredituar në Romë, për të përmbledhur të arriturat në politikën e brendshme dhe të jashtme të Republikës së Italisë dhe njëherit për të uruar festat e fundvitit.

Në ceremoninë e organizuar në  “Salone dei Corazzieri” tw Presidencws, morrën pjesë: Ministri i Punëve të Jashtme, on. (i nderuari – titull) Frattin, skeretarët e Shtetit për Punë të Jashtme. On. Craxi dhe senator Mantica, si dhe kryesuesi i Komisionit për Politikë të Jashtme të Dhomës së Deputetëve, on. Mario Pascante.

Pas përshendetjes dhe urimeve të Dekanit të Trupit Diplomatik, SH.T. e Përnderuar, Monsignor Giuseppe Bertello, Presidenti Napolitano shpalosi një diskurs Shefave të Minsioneve Diploamike pranë shtetit Italian.

Në vazhdim, fjala e Presidentit Napolitano drejtuar Trupit Diploamtik:

“Nga kriza ekonomike në një botë të varur mundim vetëm të dalim bashkë mbi ujë”

“Do të kishim dashur që të takoheshim sot për të celebruar një horizont më të qetë. E megjithatë shqetësimet legjitime për situatën komplekse ndërkombëtare nuk duhet të shndërrohen në një pesimizëm fatal”. Këtë e ka thënë Presidenti i Republikës, Giorgio Napolitano, në Quirinale me rastin e ceremonisë tradicionale të urimeve me trupin diplomatik.
                
“Bilanci i dhjetëvjeçarit të parë të shekullit të XXI- theksoi Presidenti Napolitano- ka shënuar përparime të mëdha ekonomike, civile dhe politike të të gjitha zonave të botës. Këtë gjë nuk duhet ta harrojmë, para se të lejojmë një vizion të përgjithshëm të një globalizimi që prodhon pak fitues e shumë të mundur.

Në botën e varur në të cilën jetojmë- sot akoma edhe më tepër- ka ndodhur saktësisht e kundërta. Shpjegimi ka vetëm një emër: bashkëpërgjegjësi dhe solidaritet ndërkombëtar më i madh. Kjo është fryma, fruti jo i një utopie por i realizmit, që na ka lejuar të kapërcejmë raste më të vështira, të përballojmë sfida të papritura dhe të bëjmë përparime”.
               
Presidenti Napolitano ka pohuar se “Italia nuk eshtë tërhequr dhe nuk tërhiqet nga një rol përgjegjësie ndërkombëtare të lartë dhe tradicionale: në istitucionet multilaterale, duke filluar nga Kombet e Bashkuara; në Europë; në komunitetin atlantik; në Mesdhe; në raportin me protagonistët historikë të politikës ndërkombëtare, dhe akoma më tepër me vendet emergente (të botës së tretë)”.

Një angazhim që për Shefin e Shtetit “është e gjithë strukturës kombëtare”. E kapërcen debatin politik të brendshëm shumë të ashpër dhe ndarës. Mbi rolin ndërkombëtar të Italisë gjerazi janë dakort, sic dëshmojnë edhe votimet parlamentare”.
                 
Për sa i përket krizës ekonomike, “vështirësitë e padyshimta që shumë vende po hasin në rimarrjen ekonomike dhe ne menaxhimin e llogarive publike- ka thënë Presidenti i Republikes- nuk duhet të nënvleftësojnë pasqyrën e përgjithshme dhe as te nevleftesojne reaksionin në kohë dhe globalisht pozitiv në lidhje me krizën e shpërthyer në 2008.

Presidenti i Republikes e përfundoi ndërhyrjen e tij duke shprehur një vlerësim pozitiv për aktivitetin e Trupit Diplomatik. “Diplomacia-theksoi ai - ështe predispozicion dhe disponueshmëri per diversitetin dhe për dialogun; është ndërmjetesim dhe sintezë. Është teknikë dhe përbërje e kontrasteve të vlerave  dhe të interesave në marrëdhëniet ndërkombëtare. Është edhe me tepër funksion i nevojshëm për të parandaluar lindjen, ose menaxhimin e pasojave të shumë qendrave me krizë në botë. Për të kryer këtë detyrë, për mirëkuptimin dhe përbërjen e kontrasteve midis vendeve, të realitetit dhe të prospektivave të ndryshme, keni të drejtën e një rezervimi.

Por mos lejoni që një shkelje e paligjshme rastësore t’u largoj nga Misioni që kryeni në interesin e vendeve mike që përfaqësoni, dhe bashkë me këtë , më lejoni të them që është akoma  edhe më i fisnikëri,  në interesin e paqes dhe stabilitetit në botë”