Follow us on:

Promovohet Kalendari 2011 i Ambasadës së Kosovës në Romë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë organizoi promovimin e kalendarit 2011, në hapesirat qendrore të rëndësis historike dhe institucionale, pra në Tempullin e Hadrianit që është në shfrytëzim të Camera di Comercio të Romes– Piaca Pietra.

Të pranishmëve fillimisht ju drejtua Ambasadori Prenkaj cili në mes tjerash theksoj:

Republika e Kosovës kaloi një rrugë të mundimshme për të hyrë në familjen e popujve të lirë. Me ndihmën e miqve siç është Italia, ajo – Kosova  tashmë po hynë në vitin e tretë të funksionimit. Kosova ka ndërtua marrëdhënie të mira me të gjitha shtete fqinje të Ballkanit. 

Marrëdhëniet në mes Gadishullit Apenin dhe Gadishullit prej nga vimë ne, datojnë që nga periudha e Perandorisë Romake, kur quhej kjo pjesë e Evropës Iliri, për të vazhduar deri më sot, kur vullnetet e lira kanë ndërtuar vizionin e përbashkët për të qenë një herë e mirë pjesë e BE-së dhe NATOs.

Vendi ynë ka ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyeshme me Republikën e Italisë, dhe ne si Ambasadë jemi të determinuar që të ngrisim nivelin e bashkëpunimit ndërshtetërorë në të gjitha fushat, si: politike, sociale, ekonomike, arsimore, të shoqërsië civile, etj.

Ambasadori Prenkaj pwrfundoj me fjalwt: Miq të dashur, më lejoni të citoj nënën e Madhe të Botës, tharmit të bëmirësisë së Kosovës: “Ne nuk bëjmë punë të mëdha, por vetëm vepra të vogla me dashuri të madhe!” Nënë Tereza.

Në vazhdim të pranishmëve ju drejtuan, regjisori i njohur Kosovarë që punon dhe vepron në Romë për plot 30 vite, z. Gjon Kolndrekaj dhe don, David Gjugja, redaktor i programmit në gjuhën shqipe të Radio Vatikanit. Në fund të pranishmit u furnizuan me kalendarin e Ambasadës për vitin 2011, me material promvoues si: Investing in Kosovo të agjensionit IPAK, material të Kosovo the Young Europeans, CD-në me dokumentarin e Nënës Terezë, etj.

Vlenë të theksohet se nxjerrja e kalendarit të Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe organizimi i kësaj ngjarjeje u mundësua me kontributin e donatorëve: ITAL-KOS, Camera di Commercio Roma, L’Unico, Gruppo Nous Informatica dhe EGI Zanotto.