Follow us on:

Ambasadorja Lama takon kryetaren e re të Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin italian, Marta Grande

Romë, 6 korrik 2018 - Ambasadorja e Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e Saj, znj. Alma Lama, zhvilloi një takim zyrtar në Parlamentin italian, me kryetaren e re të Komisionit për Punët e Jashtme të Dhomës së Deputetëve, Marta Grande.

Në këtë takim, ambasadorja Lama tha se Italia është një partner shumë i rëndësishëm për Kosovën, në shumë fusha dhe shprehu falenderimet e saj ndaj këtij vëndi, që është një nga pesë anëtarët e Quintit që mbështetin shtetin e Kosovës, duke shpresuar në një vazhdimësi të këtyre marrëdhënieve miqësore. Ambasadorja Lama tha se Kosova është gjithmonë pro Paqes, dhe raporteve të çtensionuara me Serbinë. Kosova po dialogon me Serbinë në nje dialog të ndërmjetësuar nga zonja italiane Mogherini. Për sa i përket çështjes së integrimit në BE, Ambasadorja Lama tha se ky është objektivi i Kosovës, një proçes i mbushur me plot sfida për të cilin kërkohet mbështetja e Italisë.


Ndërsa përsa i përket liberalizimit të vizave do të ishte një hap shumë i rëndësishëm për familjet, studentët dhe të gjithë kosovarët që jetojnë jashtë shtetit, në mënyrë që të kthehen lirshëm në vendin e tyre dhe se Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk është pjesë e kësaj mundësie që ka Europa. Kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme tha se Italia po kërkon të inkuadrojë çështjen e Ballkanit, sepse kjo çështje nuk mund të ngelet e varur. Ajo tha se Italia ka një rol shumë të rëndësishëm këtu dhe bashkëpunimi midis dy vendeve, Kosovë-Itali do të ishte me vlerë. Italia, e gjendur në një pozicion strategjik, ka marrëdhënie të rëndësishme me shumë vende. Ka qënë gjithnjë e gatshme për të ndërhyrë aty ku ka pasur probleme. Ka kërkuar gjithmonë të afrojë vendet që janë në krizë dhe të përçojë zërin e saj në Europë. Italia është një nga vendet që mund të luajë një rol të rëndësishëm në këtë kontekst.


Kryetarja Grande tha se Kosova po bën disa hapa përpara dhe do të ishte shumë e kënaqur nëse edhe Kosova do të jepte kontributin e saj në zgjidhjen e këtij problemi. Ajo ishte shumë e gatshme për një bashkëpunim mes Italisë dhë Kosovës, për luftimin e varfërisë, liberalizimit të vizave dhe për çdo problem tjetër për zhvillimin e Kosovës.


Takimi u përmbyll me dhurimin e një libri nga ana e Ambasadores Lama, si dhe ftesës së saj për një vizitë në Kosovë, me qëllim për të parë realitetin nga dora e parë, ftesë e cila u mirëprit nga kryetarja e komisionit.