Rritet fryma e bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe më gjerë
Romë, 16 dhjetor 2010 - Në organizim të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Romë, Këshilltari Avni Hasani ka pritur në një takim dhe darkë me rastin e fundvitit disa prej diplomatëve të ambasadave të vendeve të rajonit tonë dhe SHBA-ve, të akredituara në Republikën e Italisë.Të pranishëm kanë qenë Këshilltarja Politike në Ambasadën e SHBA-ve znj. Claire Le Claire, Këshilltarja në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë znj. Donika Hoxha, Sekretarja e Parë në Ambasadën e Kroacisë znj. Maria Kapitanovic si dhe znj. Marija Pavicevic, Sekretare e Parë në Ambasadën e Malit të Zi.
Pati një falënderim të ndërsjellë për bashkëpunimin mes ambasadave të këtyre vendeve përgjatë gjithë vitit që po lëmë pas, dhe u diskutuan çështje të interesesit të përbashkët të vendeve tona, me theks të posaçëm për bashkëpunimin e shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Në lidhje me iniciativat dhe bashkëpunimin rajonal, nga Këshilltari i Ambasadës u theksuan pengesat që janë duke iu bërë Kosovës nga ana e Serbisë me moszbatimin nga ana e kësaj të fundit të marrëveshjes së CEFTAs.
Këshilltari Hasani shprehu brengën se me këto sjellje, Serbia është duke e shtyrë Kosovën që të reflektojë për mundësinë e aplikimit të masave të reciprocitetetit ndaj atyre vendeve që nuk zbatojnë marrëveshjen e CEFTA-s kundruall Kosovës.