Follow us on:

Ambasada e Kosovës në Bienalen MartLive me fotografi të të rinjëve në mediat sociale

Romë, 20 dhjetor 2017 - Nga 5 deri më 10 dhjetor 2017 zhvillohet edicioni i ri i Bienales MArteLive, i mbështetur nga Ministria italiane për Kulturë, Rajoni i Lacios dhe Komuna e Romës. Janë gjashtë ditë e gjashtë netë art, performancë dhe kulturë në të gjitha format e saja (muzikë, fotografi, video, deejing, video art, teatër, vallëzim, letërsi, arte cirku, pikturë, grafikë, art rruge, film, modë dhe riciklim, vepra artizanale, skulpturë), e që përfshijnë rreth 1000 artistë, me 300 shfaqje, të shpërndara në rreth 60 lokacione në qytetin e Romës dhe rajonin e Lacios. Marrin pjesë si bashkëpunëtorë edhe ambasada dhe institute kulturore të huaja. Në mesin e bashkëpunëtorëve, për herë të parë këtë vit, edhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë.

Ekspozita e fotografive të të rinjëve nga Kosova ështëpjesë e projektit Galeritë e Hapura të MArteLive e që mbahet nga data 7 deri më10 dhjetor, kur hapësira të ndryshme galerishë private urbane hapen në mbrëmjepër të pritur vizituesit. Fotot e ekspozuara janë përzgjedhur dhe kuruar ngafotografi Guido Laudani nga publikimi i MPJ-së InstaKosova 2015, përfshirë edhefotografi të fotografit Arben Llapashtica. Fotografitë janë nga mediat sociale,të dërguara nga pjesëmarrësit në konkursin kombëtar të MPJ-së duke përdorur hashtagun#InstaKosova.

 

Kolekcioni i fotografive nga Kosova, së bashku mefotografi nga Meksika, do të ekspozohen në \"Ex Galeria\", në lagjenMonti, në Romë, në mbrëmjen e 9 dhjetorit, deri në mesnatë.

 

Sipas organizatorëve, pjesa ndërkombëtare e Bienalesparaqet një projekt të rëndësishëm e të realizuar falë bashkëpunimit meinstitutet kulturore, akademitë dhe ambasadat e Danimarkës, Suedisë,Norvegjisë, Islandës, Rumanisë, Kosovës dhe Meksikës.

 

Programi i aktiviteteve: https://labiennale.eu/programma .