Follow us on:

Ambasadorit Prenkaj i jepet përkushtimi, “Beata Madre Teresa”

Romë, 12 dhjetor 2010 - Në organizim të asociacionit “Lin Delija” në bashkëpunim me Famullinë e S. Maria Assunta, në Administratën e Bashkisë së Antrodokos, u organizua kremtja e 100 vjetorit të lindjes së Nënës Tereze, “100 anni di nascita”.

Në këtë manifestim morën pjesë: Ipeshkvi i Ipeshkëvisë së Rietit, Sh.T. Monsinjor  Delio Lucareli, Kryetari i Bashkisë së Antrodokos, Maurizio Faina, përfaqësues shtetërorë të Republikës së Shqipërisë, redaktori i Radio Vatikanit, edicionit në gjuhën shqipe, don David Gjugja, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë dhe veprimtarë kulturorë të qytetit të Antrodokos.

Gjatë ceremonisë u ekspozuar veprat e piktorit të njohur shqiptar, Lin Delija, i cili ka jetuar dhe  vepruar në qytetin e Antrodokos, me ç’rast miku i tij, zv. kryetari i Bashkisë Armando Nicoletti, në cilësinë e përfaqësuesit të muzeut të përhershëm  “Lin Delija”, premtoi se do t’i falin Kosovës dy punime/ piktura të piktorit. Përpos muzeut me pikturat dhe veprat e mjeshtrit, Lin Delija, qyteti i Antrodokos kishte pagëzuar dy harqet e murit të qytetit, mu pranë shtëpisë së artistit,  me emrin Harqet e Lin Delisë.

Në emër të Asociacionit “Lin Delia”, Kryetari i Bashkisë Maurizio Faina, i dhuroi Ambasadorit të Republikës së Kosovës, Albert Prenkaj, përkushtimin, “Beata Madre Teresa”  (“E Lumturuara Nënë Tereza”).