Follow us on:

Ambasadorja Lama vizitojë diasporën kosovare në Trevizo

Romë, 13 qershor 2017 - Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, Alma Lama mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar nga diaspora kosovare e Trevisos, me rastin e përfundimit të vitit shkollor të shkollës në gjuhën shqipe.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin dhjetëra shqiptarë si dhe autoritetet lokale italiane. Ambasadorja Lama, në fjalën e saj përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi mësuesit të cilët punojnë në mënyrë vullnetare, për t’iu mësuar nxënësve gjuhën shqipe, historinë dhe kulturën shqiptare. “Gjuha shqipe është një nga elementet më të forta të identitetit tonë kombëtar, prandaj është shumë e rëndësishme që ju ta mësoni dhe ta ruani identitetin tonë, tha ambasadorja Lama. Ajo i porositi bashkatdhetarët se Italia është një vend mik i Kosovës, dhe se duhet të integrohen në shoqërinë italiane, e cila i përket të njëjtës kulturë që i përkasim edhe ne, pra asaj evropiane, që duhet të jenë besnik ndaj këtij shteti i cili e ka përkrahur Kosovës si për çlirimin e pavarësinë e saj, ashtu edhe në ditët e sotme, në të gjitha proceset. Ambasadorja Lama, u takua edhe me autoritetet lokale, përkatësisht me kryetarin e Komunës së Quintos, Mauro dal Zilio, dhe bisedoi me të në lidhje me mundësitë që ka komuna për të ndihmuar komunitetin kosovar me ofrimin e hapësirave shkollore për mësimin e gjuhës shqipe. Ambasadorja Lama, premtoi se do ti vizitojë sërish në të ardhmen, dhe i ftoi të gjithë prindërit që ti dërgojnë fëmijët në shkollën shqipe.