Follow us on:

Çmimi Papa Bonifacio VIII i jepet Ambasadorit Prenkaj

Romë, dhjetor 2010 - Në hapësirat e ndërtesës mesjetare te qytezës se Anagnit, para pak ditësh këshilli Drejtues i Akademisë dhe Komiteti Shkencor i Çmimit Ndërkombëtar i dhuroi Ambasadorit Prenkaj çmimin Papa Bonifaçio i VII-të. Është ky çmimi qe i është dhënë personaliteteve te njohura dhe meritore vendore italiane dhe ndërkombëtare. Çmimin e pranuan edhe shumë oficerë të armatës italiane që kanë shërbyer edhe në Kosovë dhe dinjitarë të lartë kishtarë. Temë e kësaj nate ishte paqja dhe kontributi shoqëror.

Në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve nacionale dhe ndërkombëtare, Ambasadori Prenkaj në fjalën e tij falënderuese tha se çmimi ndërkombëtare Bonifaçio VIII-të për një përfaqësues të institucioneve, është një dhuratë që kisha e ka paraparë për popullin e Kosovës. Tharmi i bamirësisë kosovare i dhuroi botës një Nënë të Madhe, një grua qe zgjoi ndërgjegjen e mbarë njerëzimit për të ofruar me tepër dashuri të sinqertë, dashurinë e të Lumturuarës Nënës Tereze.

Për arsye ne sonte ju ofrojmë tërë dashurinë tonë, një dashuri që vjen nga një vend i vogël në anën tjetër të Adriatikut. Pasioni i fuqishëm dhe i sinqertë i Kosovës, vendit më të ri në botë troket ne dyert e të gjitha vendeve për të filluar bashkëpunimin dhe për t’i kontribuar paqes, stabilitetit dhe prosperitetit.