Forumi për investime-Italia dhe Evropa Juglindore, mbajtur më 11-12 shkurt 2010 në Veronë Merr pjese Ministri Shala
Në organizim të Ministrisë për Zhvillim Ekonomik të Italisë, delegacioni i Kosovës në krye me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave z. Ahmet Shala, morri pjesë në këtë forum.Këshilltari Hasani ka shoqëruar delegacionin e Kosovës gjatë këtyre dy ditëve dhe ka marrë pjesë në sesionet e saj dhe në takimet e mbajtura të delegacionit të Republikës së Kosovës. Në kuadër të delegacionit kanë qenë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Republikës së Kosovës z. Naim Huruglica, këshilltari i ministrit Shala z. Safet Fazliu, dhe Zëdhënësi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave z. Muharrem Shahini.
Në fillim, organizatorët theksuan se ky takim i jep ndihmesë të madhe mundësisë së investimeve italiane në këto vende dhe se ekonomitë e mesme dhe të vogla janë shumë të rëndësishme për të ardhmen ekonomike të këtyre vendeve. Ata ritheksuan se vendet e Ballkanit dhe të Evropës Lindore janë shumë të rëndësishme për Italinë, dhe në këtë kuadër italia është një avokate për anëtarësim të këtyre vendeve në BE. Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Republikë s së Italisë z. Claudio Scajola në paraqitjen e tij pohoi se ky forum është një rast për tu shfrytëzuar në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe investimeve italiane në shtetet e Evropës Juglindore, të cilat përfaqësohen sot në këtë forum në nivel ministrash.
Ai poashtu shprehu bindje se Bashkimi Evropian nuk do të jetë një bashkim i vetëm i 27 shteteve, por edhe i shteteve të cilat aspirojnë të jenë pjese e saj, dhe për këtë Italia ka dëshmuar se është përkrahëse e vazhdueshme e këtyre shteteve ne proceset e tyre të integrimit në këtë union. Forumin i është drejtuar edhe Kryeministri i Shqipërisë z. Sali Berisha, cili gjendej në vizitë në Itali, gjatë seë cilës ai nënshkruajti me Kryeministrin berluskoni marrëveshjen bilaterale mbi partneritetin strategjik mes dy vendeve.