Follow us on:

Zëvendëskonsulli Muhameti merr pjesë në aktivitetet e zhvilluara në Milano dhe në Lugano me ftesë të "Fondacionit Ibrahim Kodra"

Më 22-23 prill 2010, Zëvendëskonsulli Muhameti, në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Romë morri pjesë në ceremoninë e zhvilluar me rastin e 92 vjetorit të lindjes së piktorit të shquar shqiptar Ibrahim Kodra.

Ceremonia u zhvillua në rezidencën ku mjeshtri Kodra kishte jetuar 40 vitet e fundit të jetës së tij. Pjesëmarrës ishin autoritete nga Bashkia e Milanos, kritik arti, galeristë të njohur, përfaqësues nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano, gazetarë, drejtues të shoqatave të bashkëtdhetarëve nga Shqipëria dhe Kosova, miq dhe të njohur të maestros.

Në këtë rast, në emër të Ambasadës dhe Ambasadorit Prenkaj, të pranishmëve i është drejtuar me një fjalë përshëndetëse Zëvendëskonsulli Muhameti.

Në të njejtën ditë, pjesëmarrësit kanë udhëtuar drejt qytetit të Luganos në Zvicër, ku është zhvilluar një ceremoni përkujtimi me rastin e 75 vjetorit të vdekjes së artistit të shquar Aleksandër Moisiu, ku u bënë homazhe në varrin e tij që gjendet në Mercate.

Varri ishte restauruar nga Marie Pacolli drejtoreshë e fondacionit  "Aleksandër Moisiu dhe Art".

Gjatë qëndrimit në Milano, Zëvendëskonsulli Muhameti ka shfrytëzuar rastin për tu njohur me aktivitetet dhe organizimin e bashkëtdhetarëve tanë me qëndrim në Milano, Verona , Bolonja, pra përgjithësisht në pjesën veriore të shtetit italian.