Follow us on:

Ambasadorja Bukurije Gjonbalaj i dorëzoi letrat kredenciale Presidentes së Maltës

Valletta, 16 tetor 2014 - Ambasadorja Bukurije Gjonbalaj i ka dorëzuar Presidentës së Maltës, Shkëlqesisë së Saj Marie-Louise Coleiro Preca, letrat kredenciale të akreditimit si ambasadore jorezidente e Republikës së Kosovës në Republikën e Maltës.

 Gjatë ceremonisë shtetërore dhe dorëzimin formal të kredencialeve Ambasadorja Gjonbalaj ia përcolli Presidentes së Maltës mesazhet mirënjohëse dhe falenderimin e Presidentes Jahjaga për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të Maltës dhënë Kosovës dhe populli të saj. Ajo poashtu ritheksoi orientimin e Kosovës që si shtetë i pavarur dhe demokratik të vazhdojë të zhvillojë marrëdhënie sa më të afërta me Maltën. Presidentja Preca mbajti një fjalë rasti, ku pos tjerash i dëshiroi ambasadores Gjonbalaj mirëseardhje si ambasadore e parë e Kosovës në Maltë dhe e theksoi rëndësinë e këtij momenti në ndërtimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Maltës. Ajo foli për ndihmën që Malta i ka ofruar deri më tani Kosovës, marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale si dhe e siguroi Ambasadoren Gjonbalaj se Malta do të vazhdoj të përkrahë Kosovën si në udhëtimin e saj drejt BE-së, ashtu edhe në iniciativat konkrete bilaterale ku Malta do të mund të ndihmonte. Ndër të tjera, ato u dakorduan për njv takim të shpejt në mes të Presidentes Preca dhe Presidentes Jahjaga. Të njëjtën ditë, letrat kredenciale i dorëzuan edhe ambasadorët e Ganës dhe Kilit.Ceremonia e prezantimit të letrave kredenciale u zhvillua në pallatin presidencial The Palace në Valletta, ndërsa një drekë solemne u organizua në residencën presidenciale San Anton Palace në Attard, ku pos ciftit presidencial dhe ambasadorëve të sapo akredituar të pranishëm ishin edhe Anëtarë të Parlamenti, përfaqësues të MPJ-së së Maltës, gjyqtarë, publicist, etj.Ambasadorja Gjonbalaj gjatë vizitës në Malta u prit edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme dr. George W. Vella dhe nga Kryetari i Parlamentit dr. Angelo Farrugia. Në vizitën e saj zyrtare në Maltë, Ambasadorja Gjonbalaj u shoqërua nga diplomatja kosovare në Romë, këshilltarja Gjeneza Budima. Ambasadorja Gjonbalaj është ambasadore rezidente në Republikën e Italisë, ndërsa është e akredituar si ambasadore jorezidente në Republikën e San Marinos.Malta e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës më 21 gusht 2008. Malta dhe Kosova gëzojnë marrëdhënie diplomatike qysh nga shtatori i vitit 2011. Kosova mbulohet mbi baza sekondare nga Ambasada e Maltës rezidente në Vjenë.

Klikoni këtu për njoftimin për media të Presidencës së Maltës

https://www.gov.mt/en/Government/Press%20Releases/Pages/2014/October/17/pr142382.aspx

Klikoni këtu për njoftimin për media të MPJ-së së Maltës rreth takimit të Ambasadores Gjonbalaj me Ministrin e Jashtëm Vella

https://www.gov.mt/en/Government/Press%20Releases/Pages/2014/October/15/pr142362.aspx

Klikoni këtu për njoftimin për media të zyrës së Kryetarit të Parlamentit të Maltës rreth takimit me Ambasadoren Gjonbalaj

https://www.gov.mt/en/Government/Press%20Releases/Pages/2014/October/17/pr142384.aspx