Follow us on:

Martesë

Shërbimi konsullor është i autorizuar të pranojnë kërkesat për regjistrimin e martesave të lidhura jashtë territorit të Kosovës në mes dy shtetasve të Republikës së Kosovës dhe në rastet kur njeri shtetas është i huaj.

 

Për të bërë regjistrimin e martesës njëri nga bashkëshortët duhet të paraqitet perosnalisht ne postin Konsullor dhe të sjell dokumentacionin si në vijim:

     

  • Cerifikatën origjinale internacionale të martesës; 
  • Kopjet e dokumentit të vlefshëm identifikues të dy bashkëshortëve; 
  • Ekstraktin e lindjes të bashkëshortit me shtetësi të Kosovës; 
  • Dëshmi mbi shtetësinë e shtetasit te huaj (Pasaportë)
  • Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim