Follow us on:

Lindje

Shërbimi konsullor është i autorizuar të pranojnë kërkesat për regjistrimin e fakteve të lindjes në regjistrin themeltar të shtetasve për fëmijët e lindur jashtë Kosovës.

 

Vërejtje: Ky proces është i aplikueshëm për personat nga 0-14 vjeç. Personat mbi 14 vjeç, lindjet e të cilëve nuk janë regjistruar në Kosovë, i nënshtrohen procedurave të fitimit të shtetësisë për pjestarët e diasporës.    



Kur fëmiu është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit të cilët janë shtetas të Kosovës;


  • Kopjen e certifikatës ndërkombëtare të lindjes së fëmijës që ka të shënuar të dy prindërit; 
  • Ekstraktet e lindjes së prindërve; 
  • Certifikatën e martesës së prindërve (nëse nuk janë të kurorëzuar, atëherë  nevojitet procesverbali i njohjes së atësisë, i cili bëhet në shërbim konsullor) 
  • Kopjet e dokumenteve të identifikimit (pasaportë apo letërnjoftim) të dy prindërve; 
  • Prezencën e të paktën njërit prind;
  • Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim


Kur fëmiu është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri jo; 


  • Kopjen e certifikatës ndërkombëtare të lindjes së fëmijës që ka të shënuar të dy prindërit; 
  • Kopje të dokumentit identifikues të prindit shtetas i Kosovës; 
  • Kopje të dokumentit identifikues të prindit jo-kosovar;
  • Certifikatën e martesës së prindërve (nëse nuk janë të kurorëzuar, atëherë nevojitet procesverbali i njohjes së atësisë, i cili bëhet në shërbim konsullor);
  • Pëlqimin me shkrim nga prindi me shtetësi të huaj ose shtetësi të panjohur për regjistrimin e fëmijës të vërtetuat nga noteri ose organi kompetent; 
  • Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre;
  • Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim

 

Kur fëmiu është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri është i panjohur;

     

  • Kopjen e certifikatës ndërkombëtare të lindjes së fëmijës që përfshin shtetasin e Kosovës si prind dhe tjetrin si “panjohur”;  
  • Kopje të dokumentit të vlefshëm të identifikimit të nënës; 
  • Ekstraktin e lindjes së nënës;
  • Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim