Follow us on:

Pasaporta të Republikës së Kosovës

Për t’u pajisur me pasaportë të RKS aplikuesit në të gjitha rastet duhet të paraqiten personalisht në Shërbimin Konsullor të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Itali. Personat nën moshën 18 vjeçare duhet të jenë të shoqëruar nga prindërit (kujdestari ligjor ose adoptuesi).


1.    Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë për personat NËN 18 vjeç janë:

    • Kopja e ekstraktit të lindjes
    • Kopje të letërnjoftimit valid për aplikuesit nga mosha 16 vjeçare;
    • Dëshminë për identitetin e prindërve (letërnjoftim, pasaportë ose patentë-shofer)
    • Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim

 

Vërejtje:

Nëse mungon njëri prind, kërkohet autorizimi origjinal dhe i vulosur nga noteri, apo nga organi kompetent;

 

Nëse njëri prind ka vdekur, fëmija shoqërohet nga prindi tjetër. Vdekja/mungesa dëshmohet me certifikatën e vdekjes;Deklaratën e prindit të vulosur nga noteri ose organi kompetent i cili deklaron në përgjegjësi penale dhe materiale së nuk e dinë vendbanimin e prindit tjetër ose refuzimin e paarsyeshëm nga ana e prindit;

 

Fëmija nën kujdestari duhet të shoqërohet nga kujdestari që dëshmon kujdestarinë me dokument ligjor;

 


2.    Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë për personat MBI 18 vjeç

    • Kopjen e letërnjoftimit (të dhënat duhet të figurojnë në sistemin e regjistrit qendror të gjendjes civile) ;
    • Pasaportën paraprake (dhe një kopje të saj) në rast të: ndërrimit të të dhënave në pasaportë; dëmtimit të pasaportës; mbushjes së fletëve me vula apo viza; skadimit të afatit. 
    • Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim

 

Vërejtje:

Nëse pasaporta është e konfiskuar kërkohet vendimi nga gjykata mbi lejimin për pajisje me pasaporte të re.

 

Në rast se pasaporta ka humbur ose është vjedhur, raporti policor i deklarimit të humbjes/vjedhjes është i domosdoshëm.