Follow us on:

Interesimi për shtetasit e Kosovës

Autoritetet e shtetit të Kosovës janë përgjegjëse për mbrojtjen e interesit të shtetasve të Kosovës të cilët jetojnë, apo gjinden përkohësisht në territorin e Republikës së Italisë Mbrojtja konsullore konsiston në:
 
1.     Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;

Ndihma mund të ofrohet vetëm atëherë kur vërtetohet se shtetasi i gjendur në vështirësi nuk posedon njëkohësisht dhe shtetësinë e shtetit pranues. Ofrimi i ndihmës në rrethana të jashtëzakonshme, siç mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, shtrihet dhe tek anëtarët e familjes së shtetasve.
 
2.     Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të Italisë;

Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës, të cilët NUK KANË edhe shtetësi të Italis, kanë të drejtë të njoftojnë shërbimin konsullor dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e cila nënkupton: 
  • njoftimin e familjarëve për arrestimin; 
  • adresimin tek avokati mbrojtës; 
  • kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje të të drejtave të njeriut.
  
Vërejtje:
Zyrtarët Konsullorë nuk mund të shërbejnë assesi si përfaqësues ligjor të shtetasit të arrestuar.

 

3.     Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë vdekur në Itali dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.
 
Në raste të vdekjes së shtetasit të Kosovës në territorin e Italisë, shërbimi konsullor i ofron familjarëve sipas kërkesës listën e agjencive të shërbimeve funerale dhe çmimoren e përafërt; sipas kërkesës regjistron faktin e vdekjes dhe lëshon lejen për kthimin e trupit të të ndjerit.  


Vërejtje:
Shërbimi konsullor nuk mbulon shpenzimet për riatdhesimin e trupit të pajetë.