Investimet

Arsyet që të investoni në Kosovë - Përfitime për investitorët potencial të huaj dhe vendor. Disa nga përfitimet kur investoni në Kosovë janë: taksa të ulëta, resurse të pasura dhe ambient përkrahës të biznesit.

  • Taksat në Kosovë janë shumë të ulëta krahasuar me shtetet fqinjë;
  • Sistemi tatimor është mbajtur jashtëzakonisht i thjeshtë;
  • Popullata – e re dhe e motivuar, 70% nën moshën 35 vjeçare;
  • Një fuqi të re dhe të motivuar punëtore me shpirt dhe aftësi të forta ndërmarrëse dhe gjithashtu njohuri të përgjithshme të shumicës së gjuhëve Evropiane;
  • Resurset e lakmueshme natyrore: linjiti, zinku, plumbi, feronikeli dhe toka pjellore bujqësore;
  • Qasje të lirë në tregun e Bashkimit Evropian dhe tregjet fqinje;
  • Institucione moderne në përkrahjen e bizneseve;
  • procedurë të thjeshtë dhe të shpejtë për regjistrimin e bizneseve (brenda 3 ditëve);
  • Sistem të sigurtë bankar;
  • Strukturë moderne ligjore dhe në pajtim me BE-në;
  • Monedha zyrtare në Kosovë është Euro, që eliminon rrezikun e Euro-zonave.


Pas pavarësimit të saj, Kosova ka arritur progres të madh në shumë fusha të zhvillimit të saj si në: rritjen e stabilitetit politik, ngritjen e nivelit të sigurisë, ekonomi stabile me rritje të vazhdueshme, plotësim të legjislacionit etj. Ajo është bërë pjesë e rëndësishme e iniciativave të bashkëpunimit rajonal, përmes të cilave është arritur krijimi i tregut të përbashkët rajonal, eliminimi i tarifave doganore, eliminimi i barrierave tregtare, si dhe hapja e perspektivave të reja. Institucionet e Kosovës kanë punuar dhe vazhdojnë me hapa të shpejtë të punojnë në përmbushjen e standardeve të nevojshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Është krijuar mjedis stabil makroekonomik, sistem i qëndrueshëm financiar, janë bërë reforma në politikën fiskale në aplikimin e normave më të ulëta tatimore në rajon. Nder objektivat e rëndësishme që vendi ynë ka venë para vetës është edhe rritja e konkurrencës së ekonomisë së vendit në tregun rajonal.

Është arritur progres në ngritjen e infrastrukturës moderne, si brenda Kosovës e po ashtu edhe me lidhjen me rajonin, vlen të përmendet këtu lidhja me Shqipërinë përmes autostradës së ndërtuar, si dhe zotimet e Shqipërisë që në një të ardhme jo të largët të ndërtoj edhe vijën hekurudhore që lidh këto dy vende. Rëndësia e kësaj rruge për Kosovën ka kuptim të dyfishtë kur kihet parasysh se Kosova tashmë ka edhe portin e saj në Adriatik përmes të cilit ajo lidhet me transportin detar. Përmes kësaj rruge Kosova lidhet me portin e saj me një distancë kohore me vetëm dy ore e gjysmë. Së shpejti fillon edhe ndërtimi i autostradave të cilat e lidhin Kosovën me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Serbinë, ndërtimi i së cilave paraqet mundësi mjaftë të favorshme për investitorë të jashtëm.

Vendi ynë ofron mundësi të mëdha për investim edhe në sektorë tjerë si në: bujqësi, energji,vreshtari,turizëm,nxjerrje dhe përpunim të metaleve etj.

Sistemi i regjistrimit të biznesit në Kosovë përbën një faktor tjetër nxitës në rritjen e investimeve, me proceduara të thjeshtuara dhe me shpejtësi të regjistrimit të bizneseve të reja për një kohë të shkurtë.

Të gjitha këto e veçojnë Kosovën si një vend mjaft atraktiv me mundësi investimi për secilin investitor të sektorëve të ndryshëm, si në privatizim ku tashmë pritet privatizimi dhe dhënia në koncesion i kompanive të mëdha publike si: Posta dhe Telekomi i Kosovës dhe Sistemi i Distribuimit të Energjisë Elektrike, e po ashtu edhe investimi në fushat e gjelbërta, në të cilat mundësi mjaftë të favorshme në ofrimin e infrastrukturës fizike ofrojnë parqet industriale.

Kosova, po punon në krijimin tregut të kapitalit financiar, në të cilin do të gjenin plasman investitorët, të cilët duan të investojnë në aksionet e kompanive të ndryshme.

Gjatë vitit 2010 vlerësohet të jenë investuar 314.6 milionë €, krahasuar me vitin paraprak vlera e tyre është rritur për 8%.

Numri i përgjithshëm i kompanive të huaja që operojnë në Kosovë arrin në rreth 4210, investimet në sistemin bankar paraqesin vlerën më të madhe financiare me kapital të huaj.

Kapitali i huaj ka një shpërndarje gjeografike të gjerë, nga më së 80 vende të botës, ku Shqipëria zë vendin e parë për nga numri i bizneseve të regjistruara

Shpërndarja e kompanive të huaja investuese sipas sektorëve të ekonomisë


NrSektoriNr. kompanive% në total
1.Tregti167440%
2.Prodhim62415%
3. Konstruksion50212%
4.Turizem dhe Hoteleri3107%
5.Transport1584%
6.Sektori bankar1253%
7.Telekomunikim982%
8.Sherbime shendetësore491%
9.Edukim 330.8%
10.Sherbime të ndryshme63715.2%

TOTALI4210


SISTEMI DOGANOR

Dogana e Kosovës aplikon proceduara të avancuara në zhdoganimin e mallrave, përmes sistemit elektronik – TIMS (Trade Information Management System), ku 90% e deklarimeve bëhet përmes DTI (Direct Trade Input). Koha mesatare e vlerësuar për zhdoganim në kalimet kufitare është 3 orë.

Tarifat doganore në Kosovë sa i përket importit janë:

  • 0% për mallrat që importohen nga vendet e CEFTA;
  • 10% për mallrat që importohen nga të gjitha shtetet tjera;
  • Taksa e akcizës variabile për produktet si: duhani, nafta, alkooli, etj.

Pas ndryshimeve të bëra në sistemin doganorë është bërë reduktimi i tarifave doganore për:


  • Mjetet kapitale (Themelore);
  • Lëndët e para për agrobiznes dhe disa sektorë tjerë të prodhimtarisë;
  • Lëndëve të ndërmjetme për procesim të mëtutjeshëm nga 10% në 0%.

Të liruara nga tarifat doganore janë:


  • Plehrat artificiale;
  • Prodhimet farmaceutike;
  • Instrumentet dhe aparatura kirurgjike;
  • Mallrat për qëllime humanitare;
  • Mallrat që përdoren nga diplomatët e huaj dhe misionet konsullore;
  • KFOR-i;
  • UNHCR;
  • Kryqi i Kuq Ndërkombëtar;
  • OJQ e regjistruara te UNMIK-u që kanë qëllim mbështetjen e programeve dhe projekteve humanitare dhe rindërtuese në Kosovë.

SISTEMI TATIMOR

Politika tatimore në Kosovë është e orientuar drejt rregulloreve të thjeshta, të cilat sigurojnë bazë të gjerë tatimore me normat më të ulëta tatimore në rajon dhe më gjerë. Tatimet dallojnë në bazë të formës së biznesit dhe qarkullimit vjetor.

Administrata tatimore aplikon tri regjime të kryesore të tatimeve:

•    Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH)
•    Tatimi në të Ardhurat e Korporatave (TAK)
•    Tatimi në të Ardhurat Personale (TAP)

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSh) - Tatimi kryesor në Kosovë është Tatimi mbi vlerën e shtuar TVSH-ja e cila paguhet për mallra dhe shërbime. Norma e këtij tatimi është fikse prej 16% për të gjitha mallrat pa marrë parasysh origjinën e tyre dhe 0% për mallrat të cilat i dedikohen eksportit. Bizneset që kanë qarkullim vjetor prej 50000 € duhet të regjistrohen për TVSH.

Tatimi në të ardhurat e korporatave - Ky tatim paguhet çdo tre muaj varësisht nga qarkullimi vjetorë. Norma e tatimit në korporata me qarkullim vjetorë mbi 50,000€ është 10%.

Tatimi mbi të ardhurat personale - Ky lloj tatimi aplikohet në të ardhura nga paga, biznesi, qiraja, interesi, pasuria e patundshme etj. Normat tatimore të tatimit në të ardhura personale nga paga janë progresive duke u bazuar në lartësinë e pagës së fituar dhe njëherit norma më të ulëta në rajon dhe në shtetet e UE.

Normat tatimore janë:

0% deri në 960 euro/vit;
4% mbi 960 dhe 3000 euro/vit;
8% mes të 3001 dhe 5400 euro/vit;
10% mbi 5400 euro vit.

Kontributet pensionale - Përgjegjës për administrimin dhe menaxhimin e llogarive individuale për kursimin e pensionit është Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës. Ky tatim obligon të punësuarin, por edhe punëdhënësin të kontribuojnë në financimin e pensioneve të punësuarit me normë prej 5% të pagës nga ana e të punësuarin dhe 5% nga ana e punëdhënësit

Nga kjo tabelë mund të shihen taksat vendeve të rajonit:

VendiTatimi në fitim dhe korporataTatimi në të ardhuraTVSH
Kosovë10% 4- 8 -10%16%
Mali i Zi 9%12%17%
Maqedonia10% 10%18%
Serbia10% 10-20%18%
Kroacia20% 15-45%23%
Bullgaria10% 10%20%
Greqia25% 0-40%19%
Rumania16% 16%19%

Valuta - përdorimi i euros si valutë ndikon në krijimin e mjedisit  të  besueshëm, me inflacion të ulët.

REGJISTRIMI I BIZNESIT

Proceduarat e regjistrimit te biznesit në Kosovë janë mjaftë të thjeshta dhe të shpejta. Për investimet e jashtme ekziston  Ligji për Investimet e Huaja, i cili mbron investitorët e huaj dhe i trajton të barabartë me investitorët e brendshëm.

Për të operuar si biznes legjitim, ndërmarrjet e huaja dhe vendore duhet të regjistrohen në Agjencionin e Regjistrimit të Bizneseve, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë si një nga këto kategori biznesesh:

1.    Biznese individuale;
2.    Ortakëri të përgjithshme;
3.    Ortakëri e kufizuar;
4.    Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar;
5.    Shoqëri aksionare;
6.    Kompani e huaj;
7.    Ndërmarrje shoqërore;
8.    Ndërmarrje publike;
9.    Kooperativa bujqësore;
10.    Ndërmarrje të tjera nën juridiksionin e AKM-së.

Në përputhje me nenet e Ligjit për investime të huaja, kompanitë e huaja janë të lejuara të angazhohen në çfarëdo aktivitet biznesor, që janë të hapura për bizneset vendore, dhe nuk ekziston ndonjë kufizim sa i përket kapitalit që mund të kenë këto kompani. Investitorët e jashtëm mund të themelojnë degë të veta në të njëjtën formë si bizneset vendore.


 

 

Bukurije Gjonbalaj

Ambasadore e Republikës së Kosovës në Romë


Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë

Zyra diplomatike: Via Tolmino, 12, 00198 Romë, Itali
Tel: + 39 0685356571
Fax: + 39 068552212
E-mail: embassy.italy@rks-gov.net


Misioni Konsullor i Republikës së Kosovës në Romë

z. Lavdim Morina, Konsull

Via Tolmino 12, 00198 Roma/ITA
+39 0685355316
+39 068552212
consulate.rome@rks-gov.net
lavdim.morina@rks-gov.net;

Numri emergjent:  +39 392 376 8140

Orari i punës me palë në Zyrën Konsullore është: TË MARTËN, TË MËRKURËN dhe TË ENJTEN, prej orës 09.30 deri në ora 12.30. Përgjigja në telefonata në Zyrën Konsullore është: ÇDO DITË, prej orës 14.00 deri në orën 16.00.

Pagesat për shërbimet konsullore bëhen në këtë llogari bankare: IT59D0306905020100000008896