Follow us on:

Çështje të Shtetësisë

Shërbimi Konsullor pranon kërkesa për fitimin e shtetësisë së Kosovës dhe humbjen e shtetësisë së Kosovës me lirim në përputhje me procedurat e aplikimit të përcaktuara me Ligjin për Shtetësinë e Kosovës dhe Udhëzimet përkatëse Administrative për humbje dhe fitim shtetësie.

 

Theksohet se vendimet për fitim apo humbje të shtetësisë së Kosovës merren nga Komisioni për çështje të shtetësisë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kosovë.



Regjistrimi i Shtetësisë së Kosovës

 

Për të gjitha lindjet e ndodhura jashtë Kosovës, si në rastet kur të dy prindërit janë shtetas të Kosovës ashtu dhe kur njëri nga prindërit është shtetas i Kosovës e tjetri me shtetësi të huaj ose të panjohur, do të aplikohen rregullat e regjistrimit të shtetësisë me rastin e regjistrimit në librat themeltarë të lindjes.