Ekspozitë e skulptorit kosovar, Hevzi Nuhiu në Kozencë (Kalabri)
Kozencë, 19 prill 2013 - Nën përkujdesjen e drejtoreshës së Galerisë së Arteve Marano, Tiziana Vommaro, në qytetin e Kozencës (Regjioni i Kalabrisë) u bë inaugurimi i ekspozitës personale të skulptorit kosovar, Hevzi Nuhiu. Në emër të ambasadores së Republikës së Kosovës në Itali, Bukurije Gjonbalaj, këshilltari i Ambasadës Avni Hasani, i shoqëruar nga zëvendëskonsulli Arben Muhameti, përshëndetën të pranishmit me një fjalë rasti.
Pjesëmarrja në Konferencën Kosova pesë vjet pavarësi në Shën Mitër, Kalabri
Shën Mitër (San Demetrio Corone), 20 prill 2013 - Në emër të ambasadores së Republikës së Kosovës në Itali, Bukurije Gjonbalaj, këshilltari i Ambasadës Avni Hasani, i shoqëruar nga zëvendëskonsulli Arben Muhameti morën pjesë në konferencën: Kosova pesë vjet pavarësi si dhe në programin artistiko-kulturor organizuar nga Drejtoria e Liceut Shën Adrian në Shën Mitër (San Demetrio Corone) dhe Shoqata Kulturore (ARBITALIA).më shumë
Konsultë publike për Projekt-strategjinë e Diasporës dhe Mërgatës
Treviso,13 prill 2013 - Në organizimin e Ministrisë së Diasporës, Ambasadës së Republikës së Kosovës në Romë dhe shoqatave shqiptare, në qytetin verior të Italisë, Treviso, është mbajtur konsulta publike për Konceptin e Projekt-strategjisë së Diasporës dhe Mërgatës 2013-2018.më shumë
Ambasada e Kosovës, mirënjohje aktivistëve në Itali
Romë, 14 mars 2013 - Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Romë, ambasadorja Bukurije Gjonbalaj, në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, u ka shpërndarë falënderime aktivistëve nga Kosova dhe Maqedonia në shenjë të mirënjohjes për punën dhe dedikimin e tyre për çështjen e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.më shumë
