Follow us on:

Ambasadorja Vuniqi mori pjesë në festën e vjeljes së rrushit

Budapest, 16 shtator 2016 - Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Budapest, Luljeta Vuniqi, mori pjesë në festen vjetore të vjeljes së rrushit të organizuar nga ministri i Bujqësisë Sandor Fazekas dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Peter Szijarto.

‘Diplomats’ Grape Harvest’ është një festë tradicionale që organizohet për trupin diplomatik të akredituar në Hungari. Ambasadorja Vuniqi shfrytëzoi rastin për të takuar edhe ambasadorët e vendeve të tjera të akredituarë në Hungari me të cilët pati rastin të prezantohet pas dorëzimit të letrave kredenciale.