Follow us on:

Ambasadorja Vuniqi dorëzoi letrat kredenciale te presidenti Janosh Ader

Budapest, 14 shtator 2016 - Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Hungari Luljeta Vuniqi, në një ceremoni shtetërore të organizuar nga presidenti Janosh Ader ka dorëzuar letrat kredenciale.

Pas dorëzimit të letrave kredenciale Ambasadorja Vuniqi ka pasur një takim pune me presidenti Ader, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe fushat me interes për të ardhmen.

Ambasadorja Vuniqi ka prezantuar të arriturat e Republikës së Kosovës në këto vite në shtetndertim dhe në forcimin e demokracisë dhe ka theksuar veçanërisht rolin e Republikës së Kosovës në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Presidenti Ader ka theksuar miqësinë mes dy vendeve tona dhe të ardhmen evropiane të Kosovës dhe rajonit.

Në takim u bisedua edhe për çështjet e sigurisë, bashkëpunimin ekonomik dhe për integrimet euroatlantike të Ballkanit Perëndimor.