Follow us on:

Ambasadori Kasapolli takoi ambasadoren e Egjiptit në Kroaci, Olfat Farah

Zagreb, 11 Janar 2018 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli takoi sot ambasadoren e Egjiptit, Olfat Farah, me të cilën diskutoi për marrëdhëniet dy-shtetërore dhe mundësitë e avancimit të bashkëpunimit në fusha të interesit të ndërsjellë.

Në këtë takim, ambasadorjaFarah i dha mbështetje përpjekjeve të shtetit të Kosovës për fuqizim të mëtejmënë rrafshin ndërkombëtarë si dhe siguroi ambasadorin Kasapolli që Egjipti do tëluajë një rol të rëndësishëm në promovimin e Kosovës në kontinentin afrikan,bazuar në peshën e madhe që ky shtet ka në këtë kontinent.

Ambasadori Kasapollie falënderoi shtetin mik të Egjiptit për njohjen e shtetit të Kosovës si dhe kërkoimë shumë bashkëpunim në gjetjen e mundësive për avancim të mëtejmë tëmarrëdhënieve ndërshtetërore. Ai, gjithashtu, i përcolli Ambasadores ftesën ngaMinistri i Punëve të Jashtme të Kosovës, SH.T.Z Behgjet Pacolli drejtuarMinistrit të Punëve të Jashtme të Egjiptit SH.T.Z. Sameh Hassan Shoukry, merastin e 10-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.