Follow us on:

Ambasadori Kasapolli takoi kryetarin e Odës Ekonomike së Kroacisë, Luka Burilovic

Zagreb, 12 dhjetor 2017- Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zagreb, Gëzim Kasapolli së bashku me këshilltarin Amir Haziri, u prit në takim nga Kryetari i Odës Ekonomike të Republikës së Kroacisë, Luka Burilovic, me bashkpunëtorët Zelimir Kramaric, Silva Stipic Kobali dhe Zoran Masnec.

Gjatëkëtij takimi, Kryetari i Odës Ekonomike Kroate i uroi mirëseardhje ambasadoritKasapolli dhe e njoftoi rreth gjendjes aktuale në të cilën është Oda Ekonomikee Kroacisë si dhe planet për të ardhmen.

Gjithashtu,z. Burilovic shprehu gatishmërinë për të ndihmuar dhe rritur bashkëpunimin tregtarekonomik mes dy vendeve veçanërisht përmendi programet e përbashkëta që do t’i mbështesëBE-ja.

AmbasadoriKasapolli njoftoi të pranishmit në takim rreth infrastrukturës ligjore për tëbërë biznes dhe investuar në Kosovë, ku potencoi që infrastruktura është përmirësuardukshëm në të gjitha aspektet dhe shprehu interesimin e Republikës së Kosovës përndërtimin e urave direkte si në shkëmbim tregtar ashtu edhe në investimekonkrete.