Follow us on:

Hapet libri i zisë në shenjë nderimi për ish kryeministrin Bajram Rexhepi

Zagreb, 23 gusht 2017 - Me rastin e vdekjes se ish kryeministrit të Republikës së Kosovës, Bajram Raxhepi dhe në bazë të vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës, Shkelqësisë së Tij, Hashim Thaçi, Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb ulë flamurin shtetëror në gjysëmshtizë në shenjë nderimi dhe përkulje para jetës dhe veprës së të ndjerit, Bajram Rexhepi.

Po ashtu, Ambasada në Zagreb hapë librin e zisë për tre ditë rresht, për të gjitha Institucionet kroate, korin diplomatrik të akredituar në Zagreb dhe qytetarët të cilët duan të shprehin ngushëllime. Libri do të jetë i hapur nga sot (e mërkurë) në ora 10.00 - 12.00, dhe nga ora 14.00- 16.00 dhe deri të premtën, me të njëjtin orar.



Vdekja e Ish kryeministrit Bajram Rexhepi është humje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për shtetin e Kosovës dhe institucionete saj, i cili punoi me shumë përkushtim dhe përgjegjshmëri në ndërtimin e tyre duke qenë kryeministri i parë i pasluftës në Kosovë.


Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb shpreh ngushellime familjes dhe institucioneve të Kosovës dhe përkulet para jetës dhe veprës së të ndjerit Bajram Rexhepi.