Follow us on:
GËZIM KASAPOLLI - Ambasador i Republikës së Kosovës në Zagreb

 

EMRI:                      GËZIM KASAPOLLI

 

 Shtetësia:               Kosovar

 

 Datëlindja:             15.03.1976

 

 Vendlindja:             Pejë, Kosovë

 

 Adresa:                    E-mail: gezim.kasapolli@rks-gov.net

                                   

 

 

 Arsimi:          

 

·    Shkolla 8-vjeçare 'Ismail Qemali', Prishtinë

 

·    Shkolla e Mesme 'Xhevdet Doda', Prishtinë

 

·  Universiteti 'Fama', Bachelor, Drejtimi Menaxhment, Prishtinë

 

·  Universiteti Teknik i Vjenës në bashkëpunim me Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT), Master në Administrim Biznesi (MBA), Prishtinë

 

 

 

 Përvoja profesionale:

 

· Këshilltar Politik i Kryetarit të Kuvendit për Çështje të Integrimit Evropian dhe Politikë të Jashtme, Kuvendi i Republikës së Kosovës, 2015-2016

 

-Përgjegjës për mbarëvajtjen e procesit të integrimit evropian në kuadër të Kuvendit të Republikës së Kosovës

 

-Ndërlidhës për çështjen e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) në raport me Kuvendin e Kosovës

 

-I ngarkuar me detyrën për marrëdhëniet e Kuvendit të Kosovës me kuvendet e shteteve në rajon dhe më gjerë

 

-Koordinator për marrëdhëniet e Kuvendit të Kosovës me Parlamentin Evropian dhe institucionet relevante të BE-së

 

· Ushtrues Detyre i Ministrit për Integrim Evropian, Ministria e Integrimit Evropian, Qeveria e Republikës së Kosovës, 2014-2015

 

-Kryenegociator dhe iniciues i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) të Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian

 

-Koordinator i procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës

 

· Zëvendësministër i Integrimit Evropian, Ministria e Integrimit Evropian, Qeveria e Republikës së Kosovës, 2011-2014

 

-Negociator për çështjen e përafrimit të legjislacionit të Kosovës me ligjet e Bashkimit Evropian

 

-I ngarkuar me çështjen e raportit vjetor të progresit për Kosovën në raport me BE-në

 

·  Zyrtar për Informim, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), 2006-2008

 

·   Këshilltar Politik i Kryeministrit në Qeverinë e Kosovës, 2005-2006

 

-Zyrtar ndërlidhës me të dërguarin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Kai Eide, për hapjen e negociatave për pavarësinë e Kosovës

 

- Zyrtar ndërlidhës me trupën diplomatike në Kosovë

 

· Koordinator i Ekipit Mbështetës për Gjyqtarët dhe Prokurorët Ndërkombëtarë, Departamenti i Drejtësisë, UNMIK, Kosovë, 2004-2005

 

·  Producent për Televizion dhe Radio, Departamenti për Informim Publik (DPI), UNMIK, Kosovë, 2003-2004

 

·  Monitorues i Mediave Vendase dhe Ndërkombëtare, Departamenti për Informim Publik (DPI), UNMIK, Kosovë, 2001-2002

 

·     Asistent Gjuhësor, Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY), Prishtinë, 1999-2000

 

 

 

 Njohuri gjuhësore:

 

Shqip – gjuhë amtare

 

Serbisht/Kroatisht – shkëlqyeshëm

 

Anglisht – shkëlqyeshëm

 

Turqisht – njohuri bazë