Follow us on:

Zgjedhjet Lokale - 22 tetor 2017

Qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë të drejtë për të votuar, dhe që jetojnë në Francë, mund të regjistrohen për votim përmes postës brenda periudhës 16 korrik - 23 gusht 2017.

VOTIMI JASHTË KOSOVËS - Në kuadër të përgatitjeve për Zgjedhjet Lokale në Kosovë, që do të mbahen më datën 22 tetor 2017, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që kanë të drejtë për të votuar, dhe që jetojnë në Francë, iu mundësohet votimi përmes postës.

Për ta kryer votimin përmes postës, së pari qytetarët duhet të plotësojnë formularët për tu regjistruar për votim përmes postës. Ky proces bëhet online në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, brenda periudhës 16 korrik - 23 gusht 2017.

Formularët për regjistrim për votim përmes postës, dhe informata të tjera në lidhje me Zgjedhjet Lokale 2017, mund të merren në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, në linkun:

http://www.kqz-ks.org/sq/votimi-permes-postes

17.07.2017