Republika e Kosovës dhe Republika e Nigerit vendosin marrëdhëniet diplomatike

Paris, 25 janar 2013 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Muhamedin Kullashi dhe ambasadori i Republikës së Nigerit në Francë, Abderahamane Mayaki Assane nënshkruan protokollin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve.

Gjatë ceremonisë së vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, të zhvilluar në lokalet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Francë, dy ambasadorët vlerësuan lartë nënshkrimin e protokollit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit bilateral në fushën politike, ekonomike dhe kulturore.

Ambasadorët Kullashi dhe Mayaki-Assane rikonfirmuan përkushtimin e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Nigerit për promovimin dhe mbështetjen e parimeve të Kombeve të Bashkuara si dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe paqes botërore.

Në ceremoni ishin të pranishëm Odile Perrot, konsulle e Nderit e Republikës së Kosovës në Francë, Lulzim Hiseni, ministër këshilltar i Ambasadës së Kosovës dhe Idi Hasan, sekretari i parë i Ambasadës së Nigerit në Paris, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Pas ceremonisë u diskutua për ndërmarrjen e hapave të mëtejme me qëllim të thellimit të bashkëpunimit bilateral.

Prapa

Muhamedin Kullashi

Ambasador i Republikës së Kosovës në Paris


Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris


Adresa
Ambassade de la République du Kosovo, 61 avenue de la Grande Armée, 75116 Paris

Tel: +33 (0) 1 82 83 31 68
Fax:  +33 (0) 1 45 00 02 40
Email:     embassy.france@rks-gov.net