Republika e Kosovës dhe Republika e Burkina Faso nënshkruan Protokollin për vendosje të marrëdhënieve diplomatike

Paris, 6 dhjetor 2012 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Muhamedin Kullashi, dhe Ambasadori i Burkina Fasos në Francë, Joseph Paré, nënshkruan protokollin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve.

Në këtë ceremoni ambasadori Kullashi ishte i shoqëruar nga Ministri Këshilltar, Lulzim Hiseni, kurse ambasadori Paré nga Ministri Këshilltar,  Sibiri Michel Ouedraogo.
 
Gjatë ceremonisë së vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, të zhvilluar në lokalet e Ambasadës së Burkina Fasos në Paris, të dy ambasadorët vlerësuan lartë nënshkrimin e protokollit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt përforcimit të bashkëpunimit bilateral në fushën politike, ekonomike dhe kulturore.

Më tej, ambasadorët rikonfirmuan përkushtimin e Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Burkina Fasos për promovimin dhe mbështetjen e parimeve të Kombeve të Bashkuara si dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe paqes botërore.

Pas ceremonisë së vendosjes se marrëdhënieve diplomatike, ambasadorët diskutuan për ndërmarrjen e hapave konkret të mëtejmë për të thelluar bashkëpunimin bilateral.

Prapa

Muhamedin Kullashi

Ambasador i Republikës së Kosovës në Paris


Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris


Adresa
Ambassade de la République du Kosovo, 61 avenue de la Grande Armée, 75116 Paris

Tel: +33 (0) 1 82 83 31 68
Fax:  +33 (0) 1 45 00 02 40
Email:     embassy.france@rks-gov.net