Follow us on:

Festimet në Francë për pavarësinë e Kosovës

Ambasada e Republikës së Kosovës në Francë i ka çelur festimet për 10 vjetorin e pavarësisë së vendit më 13 shkurt, me pritjen madhështore shtetërore në Bashkinë e Parisit 4.

Paris 13 - 14 shkurt

 

Ambasada e Republikës së Kosovës në Francë i ka çelur festimet për 10 vjetorin e pavarësisë së vendit më 13 shkurt, me pritjen madhështore shtetërore në Bashkinë e Parisit 4. Morën pjesë rreth 300 të ftuar, nga misionet diplomatike në Paris, bashkëatdhetarë, politikanë e shoqëri civile, rrethe artistike dhe biznesore franceze, si dhe ministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, z. Rrusem Berisha, kryetari i Komunës së Parisit 4, z. Ariel Weil,  si dhe zëvendës-kryetari i Parisit metropolitan, z. Christophe Girard.
 
Në fjalën e tij, Ambasador Gashi falënderoi Francën për kontributin e saj për çlirimin e Kosovës, për mbështetjen në rindërtimin e pasluftës, ngritjen e institucioneve demokratike si dhe përgjithësisht krejt përkrahjen ofruar vendit që nga shpallja e pavarësisë.
 
Një moment i veçantë u krijua në pritje me performancën nga tenori kosovar me famë botërore Ramë Lahaj kurse befasia për të pranishmit ishte ngjitja në skenë e ekipit fitues, kampionëve ksovarë, europianë e botërorë të xhudos - Majlinda, Akili, Distria, Nora, Dritani etj, të cilët gjendeshin në Paris për pjesëmarrje në garën e Paris Grand Slam ku Akili fitoi medaljen e artë, ndërsa Distria atë të bronztë.

Një ditë më pas, më 14 shkurt, ministri i Forcave të Sigurisë së Kosovës, z. Rrustem Berisha, dhe ekipi i tij, të shoqëruar nga Ambasadori Gashi, diplomatët kosovarë në Paris dhe Qendra Kulturore e Kosovës në kryeqytetin francez, morën pjesë në ceremonialin e ringjalljes së zjarrit, në nder të të rënëve për liri, në Harkun e Triumfit.