Follow us on:

Kalendari i aktiviteteve për shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës

Ambasada e Republikës së Kosovës në Francë njofton bashkëatdhetarë e dashamirës me kalendarin e aktiviteteve për shënimin e një dekade jetë të Republikës së Kosovës.

Paris, 12 shkurt 2018

 

 

Ambasada e Republikës së Kosovës në Francë njofton bashkëatdhetarë e dashamirës me kalendarin e aktiviteteve për shënimin e një dekade jetë të Republikës së Kosovës:

13 shkurt:
Pritje në Bashkinë 4 të Parisit, me pjesëmarrjen e tenorit me famë botërore Ramë Lahaj.

14 shkurt:
Ceremonia e “Ringjalljes së flakës” në Harkun e Triumfit, në nder të të rënëve për liri.
 
17 shkurt:
10:00-13:00
Spektakli për fëmijë «Brezi i Pavarësisë» në teatrin «La Grande Comédie», organizim i Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris.

11:00 – 16:30
«Teletransportim» Paris - Prishtinë, një hapësirë takimesh virtuale me miq e familjarë të cilët jetojnë në Kosovë.
Ngjarja zhvillohet në:
Paris -  2 Place Baudoyer, Bashkia 4 e Parisit (75004),
Prishtinë - hapësira para Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, bulevardi Nëna Terezë.

20 shkurt:
Kolokium në Asamblenë Nacionale të Francës me deputetë të grupit të miqësisë Francë-Kosovë, ekspertë dhe diplomatë të cilët kanë shërbyer në Kosovë.