Follow us on:

Shfaqja e Filmit “Home” dhe Koncerti “Shpat Deda Band” në Paris

Paris – Më 15 nëntor 2017, në Bashkinë e Parisit 4, u shfaq filmi “Home”, vijuar me një koncert nga Grupi Shpat Deda.

 

Ambasadori Qëndrim Gashi bëri hapjen e ngjarjes, dhe përmendi që Kosova krenohet me arritjet e fundit të kinematografisë kosovare.

Filmi “Home” është ko-produksion anglez dhe kosovar, dhe fitues i çmimit BAFTA 2017 për filmin më të mirë të metrazhit të shkurtë. Shpat Deda, një ndër producentët e filmit, në fund prezantoi filmin dhe u përgjigj në pyetjet e publikut.

Në koncertin pas filmit, Shpat Deda me anëtarët e grupit Nesim Maxhuni, Fatjon Miftari dhe Art Lokaj interpretoi këngë origjinale nga dy albumet e tij, “Molla e Parë” (2010) dhe “Shkëndijë” (2014).

Këto dy ngjarje janë pjesë e organizimeve kulturore “Parantezë kosovare” të realizuara në bashkëpunim me Bashkinë e Parisit 4, me mbështetjen dhe nën përkujdesjen e Kryetarit të Bashkisë, z. Christophe Girard.