Follow us on:

Ambasadori Gashi i dorëzoi letrat kredenciale tek Princi i Monakos, Alberti II

Monako, 22 qershor 2017 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, i dorëzoi letrat kredenciale për akreditim si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Principatën e Monakos, me seli në Paris tek Princi i Monakos, Alberti II.

Në ceremoninë e mbajtur në pallatin mbretëror në Monako, ambasadori përcolli përshëndetjet dhe mesazhet e miqësisë në mes të dy vendeve.

Gjatë audiencës private me Princin Albert II, ambasadori Gashi u bëri thirrje sipërmarrësve nga Monako që të vazhdojnë të marrin pjesë në procesin e zhvillimit ekonomik të Kosovës, dhe e njoftoi për interesin e shtuar për investime në fushën e projekteve ambientaliste në Kosovë.