Follow us on:

Ambasadori Gashi i dorëzoi letrat kredenciale tek Presidenti i Portugalisë, Rebelo de Sousa

Lisbonë, 6 prill 2017 - Në një ceremoni të mbajtur në Pallatin Presidencial në Lisbonë të Portugalisë, ambasadori i Republikës së Kosovës në Portugali me rezidencë në Paris, Qëndrim Gashi, i dorëzoi letrat kredenciale tek Presidenti i Republikës portugeze, Marcelo Rebelo de Sousa.

Përveç mesazheve të miqësisë për Portugalinë të cilat i transmetoi tek presidenti Rebelo de Sousa, Ambasadori Gashi e theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral në mes të dy shteteve. Presidenti Rebelo de Sousa e nënvizoi miqësinë e vendit të tij për Kosovën dhe tha se Portugalia do të qëndron pranë Kosovës.