Follow us on:

Ambasadori Gashi i dorëzoi letrat kredenciale tek ko-princi i Andorrës, njëkohësisht President i Francës, z. Hollande

Ambasadori Gashi i dorëzoi letrat kredenciale tek ko-princi i Andorrës, njëkohësisht President i Francës, z. Hollande.

03 mars 2017

 

Në një ceremoni të mbajtur në Pallatin Élysée, më 3 mars 2017, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, z. Qëndrim Gashi, i dorëzoi letrat kredenciale tek ko-princi i Andorrës, njëkohësisht President i Republikës franceze, z. François Hollande.

Ambasadori Gashi do të jetë ambasador jo-rezident i Republikës së Kosovës në Principatën e Andorrës.

Përveç mesazheve të miqësisë për Andorrën të cilat i transmetoi tek presidenti Hollande, Ambasadori Gashi bisedoi edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Andorrës, z. Gilbert Saboya Sunyé,  për marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve tona.