Republika e Kosovës dhe Republika e Gabonit vendosin marrëdhëniet diplomatike

Paris, 5 mars 2014 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Muhamedin Kullashi dhe ambasadori i Republikës së Gabonit në Francë, Germain Ngoyo Moussavou, kanë nënshkruar protokollin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike bilaterale.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të protokollit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, e cila u zhvillua në lokalet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Paris, të dy ambasadorët vlerësuan lartë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet të dy shteteve, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit bilateral në mes të dy vendeve në fusha të ndryshme, duke u fokusuar në fushën politiko-diplomatike, ekonomike dhe kulturore.

Ambasadorët Kullashi e Ngoyo Moussavou rikonfirmuan përkushtimin e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Gabonit për promovimin dhe mbështetjen e parimeve universale si dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe paqes botërore.

Në ceremoni ishin të pranishëm Lulzim Hiseni, ministër këshilltar, si dhe  këshilltar i parë Hermann Immongault si dhe Albert Goby, këshilltar i Ambasadës së Gabonit.

Pas ceremonisë së vendosjes se marrëdhënieve diplomatike, ambasadorët  diskutuan ndërmarrjen e hapave konkret të mëtejmë, për të thelluar bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy shteteve.

Prapa

Muhamedin Kullashi

Ambasador i Republikës së Kosovës në Paris

Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris

Adresa: Ambassade de la République du Kosovo 61 avenue de la Grande Armée 75116 Paris, France

Tel:   +33 (0)1 45 00 02 06
Fax : +33 (0)1 45 00 02 40
[email protected]

Misioni Konsullor i Republikës së Kosovës në Paris

z. Mitat Fejza, Konsull


Adresa: 61 Avenue de la Grande Armée, 75116 Paris, France
+33 145 00 02 06
[email protected];
[email protected];

Numri emergjent:
+33 69 8551 112

Pagesat për shërbimet konsullore bëhen : me "mandat compte postal" në zyre të Postës xhirollogaria Nr 5757181 L 020