Follow us on:

Vërtetime të çdo lloji


Shërbimi konsullor i Ambasadës së Kosovës në Paris bën lëshimin e vërtetimeve të çdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore të aplikueshme në fuqi.



Vërtetimet e çdo lloji nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në: 

    • vërtetim për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë 
    • vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve 
    • vërtetim mbi shtetësinë 
    • vërtetim zakonor 



Lëshimi i vërtetimeve bëhet vetëm pas pranimit të dokumentacionit përkatës dhe konfirmimit të marrë nga autoritetet përgjegjëse në Kosovë.