Follow us on:

Regjistrimi i faktit të lindjes


Shërbimi konsullor i Ambasadës së Kosovës në Paris është i autorizuara të bëjnë regjistrimin e lindjes së fëmijës në librin amëz të lindjeve në Kosovë. Ky proces është i aplikueshëm për personat nga 0-18 vjeç. 



Kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit të cilët janë shtetas të Kosovës:

    • Kopjet e dokumenteve të shtetësisë së dy prindërve, qoftë pasaportë apo letërnjoftim i Kosovës
    • Një kopje të certifikatës internacionale të lindjes së fëmijës që ka të shënuar të dy prindërit
    • Ekstraktet e dy prindërve
    • Certifikatën e martesës së prindërve. Nese nuk janë të kurorëzuar kërkohet plotësimi i procesverbalit të atësisë/amësisë 
    • Prezencën e njërit prind
    • Dëshminë e pagesës së taksës konsullore



Kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas Kosovës ndërsa tjetri jo:

    • Një kopje të certifikatës internacionale të lindjes së fëmijës që ka të shënuar të dy prindërit
    • Kopje të dokumentit të shtetësisë kosovare të prindit
    • Dokumentet që tregojnë shtetësinë e prindit jo-kosovar
    • Pëlqimin me shkrim nga prindi jo-kosovar për regjistrimin e fëmijës të vërtetuar nga autoriteti përgjegjës
    • Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre
    • •Dëshminë e pagesës së taksës konsullore



Kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri është i panjohur:

    • Kopje e dokumentit të shtetësisë kosovare të prindit
    • Ekstraktin e prindit 
    • Një kopje të certifikatës internacionale të lindjes së fëmijës që përfshin shtetasin e Kosovës si prind dhe tjetrin si të “panjohur“
    • Dëshminë e pagesës së taksës konsullore