Follow us on:

TAKSAT PËR SHËRBIME KONSULLORE


Të gjitha pagesat për shërbimet konsullore bëhen në zyre të Postës (La poste).
Pagesat duhet të bëhen në Mandat Compte (shih foton e mëposhtme):


 

 

Numri i llogarisë postare të Ambasadës: 5757181  L  020

Ambasada e Kosovës në Paris nuk pranon letër me vlerë-çek apo pagesë në Mandat Cash. 


 




I. TAKSAT PËR LETËRNJOFTIM

  • Pajisja me letërnjoftim për here të parë, ripërtëritje, korrigjim, ndërrim i të dhënave, humbje, dëmtim - 40 euro


II. TAKSA PËR DOKUMENTE UDHËTIMI

  • Fletudhëtim për kthim - 30 euro
  • Pajisja me pasaportë për herë të parë, ripërtëritje, korrigjim, ndërrim i të dhënave, humbje, dëmtim dhe kur fletët në pasaportë janë të plotësuara me vula dhe viza, për personat mbi 18 vjeç - 100 euro
  • Pajisja me pasaportë për fëmijë deri në moshën 18 vjeçare (për të gjitha llojet e aplikimit)..... 80 euro
  • Vazhdimi i afatit të vlefshmërisë të patentë shoferit, humbjes, dëmtimit - 80 euro



III. TAKSAT PËR SHËRBIMET E GJENDJES CIVILE

  • Regjistrimi i faktit të lindjes dhe martesës - 30 euro
  • Regjistrimi i faktit të vdekjes - pa pagesë
  • Pajisja me certifikatë të lindjes, ekstrakt nga regjistri qendror i gjendjes civile, certifikatë të shtetësisë, certifikatë të martesës, certifikatë të vendbanimit, certifikatë të gjendjes martesore, deklaratë për bashkësinë familjare dhe vërtetim nga arkivi - 20 euro
  • Certifikata e vdekjes - pa pagesë
  • Procesverbali për pranimin e atësisë/amësisë - 30 euro



IV. TAKSA PË FITIM TË SHTETËSISË SË KOSOVËS, APO LIRIM NGA SHTETËSIA E KOSOVËS

  • Aplikimi për fitim të shtetësisë dhe lirim nga shtetësia - 30 euro
  • Vendimi për fitimin dhe rifitimin e shtetësisë për personat mbi moshën 18 vjeçare - 250 euro
  • Vendimi për fitimin dhe rifitimin e shtetësisë për personat nën moshën 18 vjeçare - 100 euro
  • Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim për personat mbi moshën 18 vjeçare - 400 euro
  • Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim për personat nën moshën 18 vjeçare - 200 euro



V. TAKSAT PËR VIZA TË KOSOVËS

  • Të gjitha llojet e vizave - 40 euro
  • Aplikimi për vizë D (lejeqendrim) - 80 euro



VI. TAKSA PËR LEGALIZIM DHE VËRTETIM

  • Legalizimi i dokumenteve të huaja publike si dhe dokumenteve publike të Kosovës - 20 euro


VII. TAKSA PËR VEPRIME NOTERIALE DHE VËRTETIME TË ÇDO LLOJI

  • Vërtetime dhe konfirmime - 20 euro
  • Autorizime, përkthime (interne) - 10 euro
  • Certifikata të lindjes me foto - 10 euro