Follow us on:

Interesimi për shtetasit e Kosovës


Gjatë qëndrimit në territorin e Francës, shtetasit e Kosovës mund të përballen me vështirësi të natyrave të ndryshme. Shtetasit mund të drejtohen tek misionet diplomatike/konsullore për paraqitjen e këtyre vështirësive dhe kërkimin e këshillave për tejkalimin e tyre. Ndihma që mund të ofrohet nga përfaqësia diplomatike/konsullore në Francë konsiston në:



  • Ofrimi i ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme:

Drejtuesi i misionit konsullor mund të ofrojë ndihmë për shtetasit e Kosovës vetëm atëherë kur vërtetohet se shtetasi i gjendur në vështirësi nuk posedon njëkohësisht dhe shtetësinë e shtetit pranues. Ofrimi i ndihmës në rrethana të jashtëzakonshme, siç mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, shtrihet dhe tek anëtarët e tjerë të familjes të cilët gëzojnë shtetësinë franceze.



  • Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të Francës;

Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të njoftojnë përfaqësinë diplomatike/konsullore dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e cila konsiston në:

- njoftimin e familjarëve për arrestimin;

- adresimin tek avokati mbrojtës apo

- kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje e të drejtave të njeriut.

Në asnjë rast, zyrtarët konsullorë nuk mund të shërbejnë si përfaqësues ligjor të shtetasit të arrestuar.



  • Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë gjetur vdekjen në Francë dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre:

Në raste të vdekjes së shtetasit të Kosovës jashtë, përfaqësia diplomatike/konsullore mund të ofrojnë sipas kërkesës listën e agjencive të shërbimeve funerale dhe çmimoren e përafërt; të regjistrojnë aktin e vdekjes dhe të lëshojë lejen e nevojshëm për rikthimin e trupit të të ndjerit. Përfaqësitë nuk mbulojnë shpenzimet për riatdhesimin e kufomës.