Follow us on:

Historiku i Ambasadës së Kosovës në Paris


Korrik 2016: Ambasadori Gashi dorëzoi letrat kredenciale tek Presidenti i Republikës Franceze.


Prill 2016: Me dekret të Presidentes së Republikës së Kosovës, z. Qëndrim Gashi u emërua Ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën Franceze.


Tetor 2009:  Ambasadori Kullashi dorëzoi letrat kredenciale tek Presidenti i Republikës Franceze.


Gusht 2009: Me dekret të Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Muhamedin Kullashi u emërua Ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën Franceze. 


Korrik 2009: U funksionalizua Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris dhe u bë hapja zyrtare e saj.


Gusht 2008: Z. Muhamedin Kullashi u emërua Shef i Misionit Diplomatik - I Ngarkuar me Punë, në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Republikën Franceze.


Korrik 2008: U dekretua hapja e Misionit Diplomatik në nivel Ambasade në Republikën Franceze (selia në Paris).