Follow us on:

Vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve

Shërbimi konsullor i Ambasadës së Kosovës në Paris bën lëshimin e vërtetimeve mbi vërtetësinë e dokumenteve të Kosovës.

Për ta marrë një vërtetim të tillë duhet dorëzuar këto dokumenta:
- Kopja e pasaportes ose leternjoftimit te Kosoves;
- Kopja e dokumentit për të cilin kërkohet vërtetim mbi vërtetsinë;
- Dëshmi për pagesen e takses konsullore (20 euro).

Aplikimi për marrjen e vërtetimeve mbi vërtetësinë e dokumenteve të Kosovës, mund të bëhet edhe përmes postës (adresa e Ambasades është: 7, rue de Monceau, 75008 Paris) apo përmes emailit (consulate.paris@rks-gov.net). Nëse aplikimi bëhet në këtë mënyrë atëherë pagesat e takses konsullore bëhen në zyre të Postës (La poste) në Mandat Compte në këtë numër të llogarisë së Ambasadës: 5757181  L  020.