Follow us on:

Vërtetim zakonor (Certificate de coutume)

 

Shërbimi konsullor i Ambasadës së Kosovës në Paris bën lëshimin e vërtetimeve zakonore për shtetasit e Kosovës që dëshirojnë të kurorëzohen pranë organeve përkatëse në Francë.

Për ta marrë një vërtetim të tillë duhet dorëzuar këto dokumenta:
- Kopja e pasaportes ose leternjoftimit të Kosoves;
- Kopja e pasaportes/leternjoftimit/lejeqendrimit të Francës të partneres (apo partnerit);
- Dëshmi për pagesen e takses konsullore (20 euro).

Aplikimi për marrjen e vërtetimit zakonor, mund të bëhet edhe përmes postës (adresa e Ambasades është: 7, rue de Monceau, 75008 Paris) apo përmes emailit (consulate.paris@rks-gov.net). Nëse aplikimi bëhet në këtë mënyrë atëherë pagesat e takses konsullore bëhen në zyre të Postës (La poste) në Mandat Compte në këtë numër të llogarisë së Ambasadës: 5757181  L  020.