Follow us on:

Vërtetim për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve në Kosovë (Laisser passer mortuaire)

 

Shërbimi konsullor i Ambasadës së Kosovës në Paris bën lëshimin e vërtetimeve për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës për tu varrosur në Kosovë.

Për ta marrë një vërtetim të tillë duhet dorëzuar këto dokumenta:
- Kopja e pasaportes ose leternjoftimit te Kosoves;
- Certifikaten e vdekjes;
- Raportin nga morgu;
- Raportin mjekesor mbi vdekjen;
- Dëshmi për pagesen e takses konsullore (20 euro).

Aplikimi për marrjen e vërtetimit për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës për tu varrosur në Kosovë, mund të bëhet edhe përmes postës (adresa e Ambasades është: 7, rue de Monceau, 75008 Paris) apo përmes emailit (consulate.paris@rks-gov.net). Nëse aplikimi bëhet në këtë mënyrë atëherë pagesat e takses konsullore bëhen në zyre të Postës (La poste) në Mandat Compte në këtë numër të llogarisë së Ambasadës: 5757181  L  020.