Follow us on:

Në selinë e UNESCO-së Ambasadori Kullahi takon Ambasadorin e Francës

Paris, 29 Janar - Ambasadori Kullashi u takua me Ambasadorin e ri të Francës në UNESCO, z. Philippe Lalliot, anëtar i Këshillit ekzekutiv të UNESCO-së.

Z. Lalliot më parë kishte qenë diplomat në misionindiplomatik të Francës në SHBA, e pastaj pranë BE-së në Bruxelles, më vonëKonsull i përgjithshëm në New York.
Më parë kishte ligjëruar në Science Po të Parisit.
Muhamedin Kullashi e njoftoi Ambadsadorin Lalliot për synimin e Kosovës që këtëvit të anëtarësohet në UNESCO, për bashkëpunimin e deritashëm me ambasadorët eUNESCO-së, për rëndësinë që do të ketë anëtarësimi i Kosovës në UNESCO përprojektet e saj zhvëllimore në fushën e arsimit,kulturës dhe shkencës, përmes projektevetë përbashkëta.
Më pastaj, z. Kullashi theksoi se kandidimi në UNESCO shënon vazhdën elogjikshme të zgjërimit të pranisë së saj në organizata ndërkombëtare.
Ai shtoi se Kosova, njëherit, duke intensifikuar bashkëpunimin me shumështete(pas 108 njohjeve), është tanimë në një proces të normalizimit tëmardhënieve me Sërbinë, veçmas pas nënshkrimit të Marrëveshjes, në prill tëvitit 2013, marrëveshje kjo që u quajt edhe nga Ban Ki-Moon “marrëveshjehistorike”.
Ambasadori francez i bëri pastaj disa analogji midis Kosovës dhe Palestinës.
Kullashi theksoi se megjithatë kontekstet historiko-politike të Kosovës dhePalestinës janë dukshëm të ndryshme.
Midis tjerave, Kullashi përkujtoi vendimin e GJND-së në vitin 2010, dherezolutën e muajtit shtator 2010, me të cilin BE-ja pat inicuar procesin edialogut  midis Kosovës e Sërbisë.
Z. Llaliot ceku se “vërtetë, Kosova, ndryshe nga Palestina, kërkon anëtarësiminnë UNESCO, pasiqë ka arritur marrëveshjen me Sërbinë”.
Kullashi më tutje shtoi se veçantia e rastit të Kosovës hetohet edhe në faktinse siç nënvizohet shprehimisht në vendimin e GJND-së, të gjitha institucionet eKosovës dhe evoluimi i tyre që nga viti 1999, është bërë brenda suazave tëinstitucioneve të OKB-së, pra jo në mënyrë arbitrare apo të njënashme.
Ambasadori Lalliot u pajtua me këtë konstatim.