Follow us on:

Anëtarêsimi i Kosovës në Organizatën ndërkombëtare të Frankofonisë

Dakar, 25-30 Nëntor - Ambasadori Kullashi, i shoqëruar nga Ministri-Këshilltar Lulzim Hiseni ka qëndruar në Dakar të Senegalit për aktivitetet lidhur me anëtarësimin e Kosovës në OIF (Organizatën ndërkombëtare të Frankofonisë).

Që nga muajt e fundit të vitit 2013 dhe gjatë vitit 2014, AmbasadoriKullashi ka punuar me Ambasadorët e deleguar në OIF, me autoritetet franceze sidhe zyrtarët e lartë të OIF, ndërkaq Ministri-Këshilltar me homologët e vet,lidhur me anëtarësimin e Kosovës.

Për këtë qëllim, Kullashi me Hisenin kanë përgaditur një raport prej 80faqesh me të dhëna që duhej të argumentonin anëtarësimin e Kosovës e të cilënia kanë dorëzuar, bashkë me letrën e Kryeministrit Hashim Thaçi, me 28 prillDrejtorit të Kabinetit të Sekretarit të përgjithshëm të OIF-it, z. Pierre deCocatrix.Siç është cekur edhe në raportet e mëparshme ecuria e gjetjes sëmbështetjes te Ambasadorët e vendeve anëtare në OIF, te autoritetet francezedhe te zyrtarët e lartë të OIF-it në Paris ka qenë tejet pozitive deri parafillimit të Samitit në Dakar.Veç tjerash, dëshmi për këtë ishte edhe vendimi i Komitet ad hoc përshqyrtimin e kërkesave për anëtarësim, Kryetare e së cilës u emërua Ambasadorjae Andorës, zonja Maria Ubach.Në muajin shtator, ky komitet dërgoi Komisionit permanent Ministror tëOIF-i rekomandimin që, pas shumë shqyrtimeve e debateve, të pranojë si anëtarëtë rinj me status vëzhguesi Kosovën, Meksikën dhe Kosta Rikën.Ambasadorja Ubach e kishte njooftuar disa herë, konfidencialisht, z. Kullashinpër rrjedhën e debateve si dhe për kristalizimin e vendimit që të bëhetrekomandimi i përmendur.Mirëpo, në mbledhjen e Ambasadorëve të OIF-it, me 25 dhjetor, GuinejaEkuatoriale shfaqi kundërshtimin e vet ndaj kandidaturës së Kosovës, mearsyetimin se Kosova nuk është njohur ende nga shumë vende (nga 21 prej 57vendeve anëtare me status të plotfuqishëm).Më pastaj rezerva për anëtarësimin e Kosovës kishte shfaqur edhe Ministrjae Kulturës e Marokut, sikurse edhe Ambasadori i Moldavisë, Ambasadori iLibanit, Ambasadori i Laosit, i Kongo RDC dhe Kongo Brazavillit.Pas kësaj mbledhje, ku morën pjesë përfaqësuesit e vendeve anëtare, AmbasadorjaUbach e njoftoi Ambasadorin Kullashi për këto kundërshtime e rezerva “tëpapritura dhe të paparalajmëruara” të disa vendeve.Të njëjtën informatë e dha edhe Ambasadori i Shqipërisë, z. Dritan Tola, icili kishte marrë pjesë edhe në të gjitha mbledhjet paraprake në Paris ku ishtebërë fjalë për kandidatët e rinj. Ubach dhe Tola theksuan sekundërshtimet dhe rezervat kishin ardhur nga zyrtarë të dërguar nga qendrat e vendevetë përmendura, e jo nga Ambasadorët e tyre të frankofonisë në Paris.Ambasadorët Ubach dhe Tola treguan se Sekretari i Përgjitshëm i OIF-it (përtre mandate, 12 vite), z. Abdou Diouf, ish-President i Senegalit, pas reagimittë zyrtarëve të vendeve të përmendura lidhur me anëtarësimin e Kosovës,deklaroi në mbledhjen e Ministrave se “është i befasuar dhe i tronditur”.Kjo lënte vend për supozimet se pushtetet qëndrore të këtyre vendeve kishinndëruar qëndrimin e vet, ndoshta nën ndikimin e misionarëve të dërguar ngaSërbia në kryeqendrat e tyre, e pjesërisht edhe nga hezitimet e tyre se dukembështetur anëtarësimin e Kosovës ata kësisoj në mënyrë së paku implicitepranojnë Kosovën si shtet, ndonëse ende nuk janë të gatshëm ta bëjnë këtë hap.Të njëjtën befasi e dëshpërim e shfaqën edhe zyrtarët e lartë senegalez,nikoqir të Samitit.Kësisoj u krijua një situatë e tendosur, ngase pranimi i një anëtari të ri,sipas traditës së OIF-it bëhet me parimin e konsensuzit, që do të thotë semjafton një vend apo dy prej tyre të kundërshtojnë që të dështoj pranimi.Po të merret parasysh se 21 vende nga 57 prej tyre nuk e kanë njohur endeKosovën, bëhet e qartë sa delikate ishte situata, ndonëse para Samitit nuk patikundërshtime e rezerva.Në saje të dashamirësisë së tyre, z. Kullashi dhe z. Hiseni, u pajisën melejekalime për konferencën Ministrore të OIF-it me 26 dhjetor.Kësisoj paradite, Ambasadori Kullashi pati rastin të bisedoj me Ambasadorëte Kongo RDC, Kongo-Brazavilleit, Rwandes, të Armenisë, të Marokut (në Dakar),të Cadit, të Moldavisë, të Greqisë, të Libanit, sikurse edhe me disa zyrtarë tëdelegacionit të Francës si dhe me Drejtorin e Kabinetit të Sekretarit tëPërgjithshëm, z. Pierre de Cocatrix.Nga të gjithë këta bashkëbisedues z. Kullashi kërkoi që të mbështetetrekomandimi i adoptuar nga Komiteti ad hoc i OIF-it në Paris, dukepërkujtuar pokështu se anëtarësimin e Kosovës në shumë organizata ndërkombëtaree kan mbështetur edhe disa vende që ende nuk e kanë njohur Kosovën.Në të njëjtën kohë Ambasadori Kullashi ishte të kontakt të rregullt mediplomatët francez në Paris, në veçanti me këshilltarin e Ministrit të Punëvetë Jashtme, z. Fabrice Dubreuil.Ndryshe nga qarqet diplomatike serbe, që kishin përhapur edhe një“non-paper” ku përmenden “argumentet” klasike të propagandës serbe kundëranëtarësimit të Kosovës, Kullashi, në komunikimin e vet me diplomatët e këtyrevendeve dhe zyrtarët e OIF-it theksoi se qasja e Kosovës synon pjesmarrjennë projektet e përbashkëta (kulturore, arsimore, ekonomike e politike) tëOIF-it, komunikimin dhe solidaritetin e jo përjashtimet dhe obstruksionet.Me 27 dhjetor, pasdite, në Dakar, mbërrijti nga Prishtina Ministri i Punëvetë jashtme E. Hoxhaj me tre këshilltarët e vet (Pellumb Kallaba, MuhametBrajshori dhe Bashkim Xhemaj). Pasi u njoftua nga Ambasadori Kullashi përsituatën e re të krijuar në Samit, Ministri komunikoi me telefon me disadiplomatë gjermanë, amerikanë e francez, duke kërkuar mbështetje që tandryshojnë qëndrimin e tyre Guineja Ekuatoriale, Libani e Maroku, në veçanti.Në mbrëmje, delegacioni i Kosovës, i prirë nga Ministri Hoxhaj shkoi nëhotelin Meridien, me ftesë të Ministrit të punëve të jashtme tëSenegalit, në darkën e organizuar për delegacionet e ftuara në Samit.Ministri Hoxhaj së pari bisedoi me Ministrin e Senegalit.Ky e njoftoi se autoritet e vendit të tij do të punojnë me diplomatët evendeve që kundërshtojnë apo shprehin rezerva për pranimin e Kosovës, ndërkaqnë mbledhjen e shefave të shteteve, me 29 dhjetor, Presidenti i Senegalit,Macky Sall, i pari do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës, e më pastaj do t’iajap fjalën përfaqësueses së Francës (Ministres për Frankofoni, zonjës AnnickGiradin), e cila në emrin e Presidentit Hollande do ta përkrahë pokështukandidaturën e Kosovës.Në këtë dark, Ministri Hoxhaj bisedoi pokështu për të njëjtën çështje edheme Ministren e Punëve të jashtme të Madagaskarit, Ministrin e PJ të IshullitMaurice, me Ministrin e Kulturës së Libanit, me Ambasadorin e Marokut në Dakar,me Presidentin e Burundit dhe me disa diplomatë të tjerë. Me 28 dhjetor, Ministri Hoxhaj, Ambasadori Kullashi dhe këshilltarëtshkuan në hotelin  King Fahd në Dakar, ku ishin të vendosura disadelegacione të rëndësishme.Ministri Hoxhaj u takua aty me Ministrin e Togos, me Ministrin e Cap Vert,Ministrin e Kamerunit, me Ministrin e Togos dhe me disa Ministra të tjerë, kurseAmbasadori Kullashi bisedoi  si dhe medisa Ambasadorë të vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën (Kongo RDC, KongoBrazavillit, Kamerunit, Armenisë, Greqisë etj.), duke kërkuar mbështetje përanëtarësim në OIF.Ambasadori Kullashi pati rastin të bisedoj edhe me Ministrin ebashkëpunimit ekonomik të Bregut të Fildisht, i cili më parë kishte qenë Ambasadorënë Paris, dhe t’i kërkoj mbështetje edhe për përkrahje nga shtete të tjera,përfqësuesit e të cilave ishin aty të pranishme.Disa nga këta zyrtarë thoshin se ata nuk do ta prishin konsenzusin, nësearrihet, por nënse nuk do të ket konsenzus (të 57 vendeve), edhe ata do tandajnë mendimin.Disa prej tyre, si Ministrja e Madagaskarit sygjeronin që pranimi i Kosovëstë mos bëhet këtë vit, por viteve të ardhshme, pasi të shtohet numri i vendeveqë kanë njohur, ose pasi të reduktohet numri i vendeve të OIF-it (21 prej tyre)që ende nuk e kanë njohur Kosovën.Me këtë rast, Ambasadori Kullashi i prezentoi Ministrit Hoxhaj edheish-Ministrin e Arsimit të Francës, z. Xavier Darcos, i cili kishte ardhur sipjesë e delegacionit të Francës në Dakar, bashkë me Presidentin Hollande,Ministrin Laurent Fabius dhe Ministren për Frankofoni Annick Girardin.Me këtë rast u bisedua për mundësitë që ka delegacioni francez të ndikoj tevendet që kundërshtojnë apo që hezitojnë të mbështesin anëtarësimin e Kosovës.Lidhur me këtë çështje, z. Kullashi kishte biseduar me z. Darcos në nëseancë publike të Akademisë së Shkencave morale e politike të Francës (Sekretari përhershëm i së cilës është ai), në Paris, para një muaji.Z. Darcos shfaqi bindjen qe qëndrimi i favorshëm i Francës në këtëKonferencë do të ketë peshë të madhe dhe se do të ndikoj te vendet tjera.Nga Ambasadorja e Andorës dhe diplomatët e Luxemburgut z. Kullashi kërkoiqë Ministrat e tyre, në Konferencën e shefave të shteteve, me 29 dhjetor, tëmarrin fjalën për ta mbështetur anëtarësimin e Kosovës.Me 28 dhjetor pas dite në aeroportin e Dakarit arriti Presidentja AtifeteJahjaga, me bashkëpunëtorët e vet. Ambasadori Kullashi priti Presidenten, epastaj Presidenti i Senegalit Macky Sall, në suazë të një ceremonie shtetëroretë nivelit të lartë i dëshiroi mirëseardhjen në Senegal zonjës Jahjaga.Me 29 dhjetor, Ministri Hoxhaj dhe Ambasadori Kullashi, arritën të hyjnëparadite, në saje të mirësjelljes së nikoqirëve senegalezë, në ndërtesën kumbahej Samiti, ndonëse lejen zyrtare për këtë hyrje e kishin vetëm për pasdite,pasi të jetë marrë vendimi lidhur me kandidaturat e tri shteteve.Ministri Hoxhaj pati rastin të bisedoj me Ministrin e PJ të Francëz, z.Fabius, duke i kërkuar mbështetjen dhe ndikimin te vendet hezituese.Ministri Fabius theksoi se disa vende kanë shprehur hezitime por sedelegacioni francez dhe rrjeti diplomatik i Francës po punon që këto vende tëorientohen kah konsenzusi.Para mbajtjes së seancës ku do të mirrej vendimi për kandidaturat e trishteteve, z. Kullashi organizoi takime të Presidentes Jahjaga dhe MinistritHoxhaj me Presidentin Hollande, me Ministren franceze për Frankofoni, AnnickGiradin, me Princin e Monakos Alberti II, si edhe Ministrin e Punëve të jashtmetë Meksikës, e cili më parë kishte qenë Ambasadorë në Paris.Ndërkaq, Ministri Hoxhaj pati rastin të bisedoj edhe me një vargMinistrash, nga vende të ndryshme, përfshirë edhe ata të Armenisë dhe Ukrainës,duke kërkuar përkrahjen e tyre.Ambasadori Kullashi pati rastin të bisedoj me Presidentin e Malit, z.Boubacar Keita, dhe t’i kërkoj mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës.  z.Keita tha :”Ju do ta keni mbështetjen tonë”.Gjatë seancës së shefave të shteteve, shefave të qeverive apo shefave tëdelegacionit kushtuar pranimit të tri shteteve kandidate (Kosovës, Meksikës dheKosta-Rikës), sipas njoftimeve të Ambasadores së Andorës dhe Ambasadorit tëShqipërisë, kandidaturët e Kosovës e mbështeti së pari Presidenti i Senegalit,më pastaj Ministra e Francës për Frankofoni, Ministri i Punëve të Jashtme tëAndorrës dhe Ambasadori i Bullgarisë në OKB (si shef i delegacionit të vet).Meqë, asnjë kryesues i delegacionit nuk kundërshtoi anëtarësimin e Kosovësnë OIF, Presidenti i Senegalit, si kryesues i Konferencës, shpalli anëtarësimine Kosovës si anëtar-vëzhgues me  konsenzus.E njëjta procedurë u përsërit edhe për Meksikon dhe Kostarikën.Zyrtarët e protokollit të OIF-it, ftuan delegacionet e të tri vendeve tëhyjnë në sallën ku mbahej konferenca në momentin kur anëtarësimi i tri vendeveu prit me aplaudimet e gjithë të pranishmëve.Më pastaj Presidenti i Senegalit ia dha fjalën Presidentes së Kosovës.Presidentja Jahjaga mbajti një fjalë rasti, në gjuhën franceze, siç ekërkon statuti i OIF-it, në të cilën i falemnderoi shefat e shteteteve,qeverive dhe delegacioneve, e në veçanti Presidentin e Senegalit, përmbështetjen për anëtarësimin e Kosovës, në këtë organizatë të rëndësishmendërkombëtare.Presidentja Jahjaga theksoi, në fjalimin e vet, se Kosova, si anëtare e ree OIF-it, do të marrë pjesë në shumë projekte të përbashkëta (kulturore,ekonomike e politike), duke dëshmuar kështu përkushtimin për vlerat univerzaleqë bartin veprimtarinë e kësaj organizate ndërkombëtare.Më pastaj fjalën e morën Ministrja e Kostarikës dhe Ministri i Punëve tëJashtme të Meksikës.Pas përfundimit të ditës së parë të Konferencës, Presidentja Jahjaga, mebashkëpunëtorët e vet dhe Ministri Hoxhaj, me këshilltarët e vet, të shoqëruar ngaAmbasadori Kullashi dhe Ministri-Këshilltar Hiseni, udhëtuan në drejtim tëaeroportit.Ambasadori Kullashi shoqëroi Presidenten dhe Ministrin deri në aeroplan,kurse Hiseni këshilltarët e tyre.Të nesërmen, Ambasadori Kullashi, si shef i delegacionit të Kosovës, ishoqëruar nga z. Hiseni, morën pjesë në punimet e ditës së dytë të Konferencës.Në këtë konferencë u adoptua Deklarata e Dakar-it që përmban edhe nëntrezoluta : Rezolutën për situatat ekrizave, daljen nga krizat dhe për konsolidimin e paqës në hapësirën frankofone(me 700 milion frankofon), Rezolutënpër terorizmin, Rezolutën përeduktimin dhe formimin e të rinjëve në kohën e teknologjisë numerike, Rezolutën për Konventën e UNESCO-s mbimbrojtjen dhe afirmimin e diversitetit të shprehjeve kulturore, Rezolutën për shëndetin e nënave, të fëmijëve të porsalindur dhe fëmijëve,Rezolutën për epideminë e Ebolës në Afrikën Perëndimore dhe rrezikun epërhapjesë së saj në hapësirën frankofone, Rezolutën për ilaçet e rreme dhe prodhimet mjekësore të falsifikuara,Rezolutën për promovimin e turizmitafatgjatë në shtetet e vogla të ishujëve në zhvillim e sipër, Rezolutën përedukimin bankar dhe financiar . Për të gjitha këto tema janë zhvilluar debate tëfrytshme gjatë dy ditëve të Samitit. Llojshmëria e tematikave të trajtuaratregon edhe fushat e shumta me të cilat meret OIF, e nuk reduktohet vetëm nëafirmimin e gjuhës franceze. Në pjesën e fundit të konferencës, u bë zgjidhja e Sekretarit të ri tëpërgjithshëm të OIF me konsenzus.U zgjodhë zonja Michael Jean nga Kanadaja.Kjo mbajti një fjalim rasti në të cilin falemnderoi për besimin qëdelegacionet e të gjitha shteteve i kishin dhënë e pastaj zhvilloi pikatkryesore të veprimtarisë së vet të ardhshme si Sekretare e Përgjitshme.Shefat e shteteve dhe qeverive e të delegacioneve, në këtë konferencë,shfaqën edhe mirënjohjen për punën 12 vjeçare (tre mandate) të Sekretarit tëderitashëm z. Abdou Diouf.Pas përfundimit të Konferencës, Ambasadori Kullashi falemnderoi Ministrin ePunëve të Jashtme të Senegalit për mbështetjen e fortë për anëtarësimin eKosovës. Më pastaj, ai falemnderoi Ministren për Frankofoni të Francës, zonjënGirardin.Kjo theksoi: “Jam shumë e lumtur që Kosova u bë anëtare e re e OIF-it. Jamfrikësuar se disa shtete do ta kundërshtojnë këtë qëndrim të Francës. Puna qëne kemi bër dhe puna që ju keni bërë dha rezultate.”Njëherazi, z. Kullashi falemnderoi për mbështetje edhe Ministrin e Punëvetë jashtme të Francës, z. Laurent Fabius.Njëherit Kullashi i shfaqi mirënjohjen edhe Presidentit François Hollande.Në përgjigjen e vet, z. Hollande theksoi : “S’keni pse të më falemnderoni. Vendii juaj është këtu”.Ishte e qartë se Presidenti francez shfaqte bindjen se ata që kanë dashurtë pengojn anëtarësimin e Kosovës nuk kishin të drejtë, dhe se Kosova ka tëdrejtë të bëhet anëtare e OIF-it.Më pastaj, M. Kullashi falemnderoi edhe presidentin e Malit, Ministrin ePunëve të jashtme të Tunizisë, Ministrin e Guinesë Bisao, Ministrin e PJ tëTogos, Ministren e Madagaskarit, Ministrin e Punëve të jashtme të Andorrës, Ambasadorine Belgjikës, Ambasadorët e Kongo RDC dhe Kongo-Brazavillit, Ambasadorin eLibanit, Rwandes, Ambasadorin e Marokut, Ambasadorin e Greqisë, Ambasadorin eShqipërisë, Ambasadorin e Kroacisë etj.Ambasadori Dritan Tola zhvilloi, gjatë gjithë kësaj kohe, zhvilloi njëaktivitet shumë intensiv për anëtarësimin e Kosovës në OIF.Z. Kullashi bisedoi me këta ambasadorë edhe për hapat që duhet të ndërmerrKosova për t’u kyqur në funksionimin e OIF-it, për të marrë pjesë në projekte të ndryshme (ekonomike, kulturore,zhvëllimore, arsimore, politike) të kësaj organizate të rëndësishmendërkombëtare.Ai bisedoi meta edhe për tubimet periodike të niveleve të larta që OIF i mban në Paris(konferenca ministrore, një herë në vit, takimet e të dërguarëve të veçantë tëshefit të shtetit, samiti për çdo dy vite), për bashkëpunimin midis rrjetit tëambasadorëve të akredituar pran Frankofonisë (pasi ta akreditoi edhe Kosova njëambasdor, qoftë atë bilateral qoftë një të veçant, i cili do të mund të mirrejedhe me UNESCO-n) dhe aktivitetet tjera.Me Ministrinë ePunëve të jashtme të Guinesë-Biseau, z. Kullashi bisedoi për përfundimin eprocedurës së vendosjes së mardhënieve diplomatike, me nënshkrimin e njëmarrveshje midis Ambasadorëve të dy vendeve në Paris.Me Ministrin eri Punëve të Jashtme të Tunizisë M. Kullashi evokoi nga njera anë komunikimin ederitashëm të Ministrave dhe të ambasadorëve të dy vendeve e në anën tjetërshfaqi shpresën që Qeveria e re tuniziane do të vazhdoj procesin e hapjes n dajKoeovës, duke e pranuar si shtet të pavarur.Bëhet e qartëtani se me anëtarësimin e vet brenda Organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë,Kosova ka realizuar një arritje shumë të rëndësishme në rafshin e bashkëpunimitndërkombëtar, aq më tepër se OIF është pjesë e OKB-së dhe ka një ulëse nëKëshillin e Sigurimit të OKB-së.Fakti seanëtarësimin e Kosovës e kanë mbështetur edhe 21 vend i OIF-it që ende nuk ekanë njohur Kosovën, doemos do të reflektohet pozitivisht në përafrimin eKosovës me këto vende, ngase brenda strukturave dhe OIF-it do të ketëveprimtari të përbashkët në shumë fusha. Në anën tjetër,takimet Ministrore të vendeve anëtare çdo një vit, takimet e shefave të shteteve dhe qeverive çdo dy vjet të 80 shteteve(23 prej të cilave kanë statusvëzhguesi, status ky që nuk i pengon në veprimatari në të gjitha projektet)krijojnë një hapësisrë të bashkëpunimin të përqëndruar  jo vetëm  mevendet që nuk e kanë njohur Kosovën por edhe me shumicën e madhe që tanimë ekanë njohur Kosovën.