Follow us on:

Takim me zyrtarët e lartë të Këshillit të Shtetit (Conseil d’Etat) të Francës lidhur me heqjen e Kosovës nga lista e vendeve të sigurta

Paris 4 Dhjetor 2014 - Ambasadori Kullashi pati takim me zyrtarët e lartë të Këshillit të Shtetit (Conseil d’Etat) të Francës lidhur me heqjen e Kosovës nga lista e vendeve të sigurta. Ambasadorin e pritën Kryetari i Këshillit të Shtetit, Kryetari z. Jean-Marc Sauvé, këshilltari për mardhënie ndërkombëtare Yves Gounin, zonja Prigent, dhe z. Harcourt.

Këshilli i Shtetit ka, nga njera anë, funksionin e  gjyqëtarit më tëlartë administrativ, kompetencën që të marrë vendime me rastin e kontestevelidhur me akte të ndryshme të administrimit, dhe nga ana tjetër, funksionin e këshilltarit të Qeverisë franceze për pregaditje të projekteve të ligjit,edhe misionin që të menagjojë tërësinë e jurisdiksionit administrativ pornjëherit edhe të mbrojë të drejtat e qytetarëve karshi administratës.

Në saje të këtyre autorizimeve, Këshilli i shtetit, anuloi, vendimin eOFPRA-s (Shërbimit francez për mbrojtjen e refugjatëve dhe apatridëve) qëKosova të futet në listën e vendeve të sigurta.Këshilli i shtetit e mori këtë vendim në saje të ankesës së disashoqatave franceze për mbrojtjen e të drejtave të azilkërkuesëve nga Kosova.Edhe nga komunikimet e mëparshme me diplomatët francez, Kullashi uinformua se Këshilli i Shtetit praktikopn të marr vendime të tilla nëse gjykon,në saje të ankesave të shoqatave të drejtave të njeriut, se mund të ketë rrezikpër sigurinë madje edhe vetëm të një numri të vogël të azilkërkuesëve.Kryetari Sauvé, në fillim të takimit ia dha fjalën Ambasadorit Kullashi.Kullashi tha se e ka lexuar me vëmendje vendimit e Këshillit të Shtetit.Në fakt, në këtë vendim thuhet se ndryshe nga Gjeorgjia e Shqipëria, qëmbesin në listën e vendeve të sigurta, Këshilli i Shtetit mendon se Republika eKosovës “megjithë evoluimet pozitive në gjendjen e vendit, kushtet legale përregjistrimin e e vendeve në listën e vendeve të sigurta nuk janë ende tëplotësuara, sikurse që nuk ishin as para dy viteve kur për herë të parë uanulua regjistrimi i këtij shteti në listë (vendimi nr.349174).Këshilli në veçanti konstatoi jostabilitetin e kontekstit politik esocial në këtë shtet institucionet e të cilit janë ende dukshëm të varura ngambështetja e organizatave dhe misioneve ndërkombëtare.Ai poashtu ka theksuar dhunën e cila godet disa kategori të popullatës,pa garanci nga ana e pushtetit për të gjetur mbështetje të mjaftueshme pranëautoriteteve publike. Kullashi së pari problematizoi pohimin për “jostabilitetin politik esocialtë shtetit të Kosovës”.Ai përkujtoi se e vetmja situatë e dhunshme dhe e cilësuar mejostabilitetet në Kosovë u shënua  gjatë 17, 18 e 19 marsit 2004, pra nënjë kohë kur mbretëronte një pasiguri sa i takon statusit të Kosovës dhe kohëkjo para konstituimit të shtetit të shtetit të pavarur, me 2008.Që nga ato ngjarje kohëshkurta, Kosova ka patur një gjendje stabilepolitike e sociale, pa tronditje, por të cilësuara më tepër me një dinamikë sapolitike aq edhe ekonomike.Për këtë dëshmojnë edhe raportet e Komisionit evropian që theksojnëevoluimin e rëndësishëm me reforma të ndryshme (administrata publike,intitucione të ndryshme) dhe në veçanti me aktivitete që barten nga njëperspektivë për integrim brenda BE-së.Për stabilitetin politik e social të Kosovës Ambasadori Kullashi përmendiedhe dëshmi të shkruara të disa personaliteteve  franceze që kanë vizituarKosovën tani e dhjetë vite.Si dëshmi sinjifikative për stabilitetin politik e social të Kosovës dheinstitucioneve të saj, z. Kullashi përmendi tri vendimet e Gjykatës Kushtetuesetë Kosovës, në saje të cilave dy ish-President u detyruan të japin dorëheqje, enjëherit situata e krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershor.Zgjidhja e probleme u bë pikërisht në saje të respektimit të Kushtetutësdhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, situata këto që nuk u përcollon me asnjëturbulencë politike e sociale, siç ka ndodhur në disa vende të tjera, në rastetë ngjajshme.Për ta kontestuar pohimin në vendimin e Këshillit të Shtetit  “për dhunë ndaj disa kategorive tëpopullësisë” (nënkuptohen pakicat), Ambasadori Kullashi foli për statusin epakicave në Kosovë, në veçanti që nga shpallja e pavarësisë.Ai përkujtoi integrimin e tyre në të gjitha strukturat dhe niveletshtetërore e sociale, mundësitë e krijuara që të flasin gjuhën e tyre nëinstitucionet publike, prania e llojshmërisë kulturore e gjuhësore në hapësirënpublike të Kosovës. Kësisoj, përfaqësues të pakicëssërbe janë të pranishëm në qeveri, me poste të ministrave, në parlament, nëstuktura të komunave etj.Z. Kullashi theksoi se Kosova është pokështu nga shtetet e rralla kuromët kanë formim shkollor në gjuhën e tyre.Në këtë kontekst ai përmendi një tubim publik në Pariz, të organizuar ngadisa shoqata të romëve që jetojnë në Paris, një pjesë ed konsiderueshme e tëcilëve është nga Kosova.Në këtë tubim ishte i ftuar edhe Zv-Ministri i Diasporës së Kosovës sidhe ambasadori Kullashi. Njeri nga organizatorët e tubimit, specialisti injohur i gjuhës dhe kulturës rome, profesori Marcel Courtiade (i cili ligjëronnë INALCO, Universiteti Parisi 3), theksoi edhe me këtë rast se situata eromëve në Kosovë është më)e e mirë se në shumë vende të tjera.Z. Kullashi tha se në këtë tubim nuk pati ankesa të romëve për“rrezikimin e tyre” në Kosovë.Më pastaj, Kullashi bëri një paraqitje të një trashëgimie të rëndësishme,prej disa decenive, të Kosovës në kultivimin e shumëgjuhësisë dhe multikulturalizmit,vlera këto që sot i afirmon dhe i stimulon Bashkësia evropiane.Veç tjerash, Ambasadori Kullashi e ilustroi këtë edhe shembullin e vet tëdrejtimit disa vjeçar të revistës dygjuhësore (në shqip dhe serbokroatisht) tëfilozofisë “Thema”, ngjashëm sikurse edhe revistat në fakultetin e Drejtësisëdhe Fakultetit ekonomik, në vitet 70 e 80.Më tutje, M. Kullashi theksoi se politika violente e regjimit serb, nëfazën e parë të rënimit të institucioneve të Kosovës, sulmoi së pari pikërishtkarakterin shumëgjuhësor dhe multikulturor të institucioneve të Kosovës (arsim,kulturë, media etj.) me “pastrimin etnik” të institucioneve, duke sulmuarkështu pikërisht vlerat univerzale, të cilat, pas çlirimit i afirmon fuqishëmshteti i pavarur i Kosovës.Ambasadori Kullashi citoi vlerësimet e disa intelektualëve dhe gazetarëvetë shquar francez, që në hulumtimet e tyre për realitetin e Kosovës, vun nëtheks pikërisht këto aspekte të begatisë së saj kulturore.Veç kësaj, M. Kullashi theksoi edhe përpjekjet konkrete të institucionevetë Kosovës për të pranuar pjestarë të pakicave që kthehen në Kosovë.Më pastaj, z. Kullashi i bëri një vështrim fluksit të azilkërkuesëve ngaKosova në Francë  dhe trajtimit të kësaj çështje sa nga autoritetetfranceze aq edhe nga ato kosovare.Meqë vendimi i Këshillit të Shtetit ishte ndikuar nga vlerësimet e disashoqatave franceze për “rrezikimin e disa kategorive të popullësisë”, z. Kullashie vendosi këtë çështje në një kontekst më gjërë.Duke theksuar së pari faktet demografike- dendësia e madhe e popullësisënë një hapësirë prej 10.000km2, 50% e popullësisë me moshë deri në 27 vjeç- dhevështirësitë që dalin për tregun e një shteti të ri që të absorbojë të gjithëtë rinjtë e papunësuar, e pastaj duke theksuar se motivi kryesor i mijërakosovarëve të rinj që vijnë në Francë është të gjejnë punë.Mirëpo, pasiqë me këtë arsye ata nuk kanë gjasë që të fitojnë lejet eqëndrimit, ata, më së shpeshti konstruktojnë rrëfime që duhet t’u bëjnë tëmundur të fiton azilin politik, si e vetmja mundësi për të patur të drejtë tëkërkojnë punë.Në Kosovë, shtoi Ambasadori Kullashi, nuk ka të burgosur politik enjëherit ekziston një hapësirë për liri të shprehjes; madje asnjë personalitetpolitik e asnjë institucion nuk ka imunitet nga kritikat e shumta që shfaqen nëhapësirën publike.Z. Kullashi problematizoi edhe  pohimin, në vendimin e Këshillit tëShtetit, se institucionet e Kosovës janë të varura nga ato ndërkombëtare, duke theksuarse institucionet e Kosovës janë ato që marrin vendimet në të gjitha fushat,ndonëse këshillohen me përfaqësuesit e EULEX-it apo UNMIK-ut.Ai shtoi se bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare nuk i bën pasiveinstitucionet e Kosovës ngase, që nga fillimi ekziston një ndërveprim ifrytshëm midis këtyre aktorve.Karakteri i frytshëm i këtij bashkëpunimi shfaqet edhe me faktin se kybashkëpunim hyn në suaza të punëve përgaditore për integrimin brenda BE-së. Nëkëtë kontekst M. Kullashi përmendi disa shembuj konkret të avansimit në këtëdrejtim.Zyrtarët e lartë të Këshillit të Shtetit francez i mirëpritën këto shpjegimee sqarime dhe nuk i kontestuan ato.Madje Kryetari Sauvé, duke theksuar se evoluimi pozitiv në Kosovë është ipamohueshëm, shfaqi mëdyshjen nëse ata vërtetë janë kompetent për të vlerësuarse a është një shtet i sigurt apo jo.Ai përmendi se në të njëjtën kohë Belgjika dhe Luksemburgu kishinrradhitur Kosovën në listën e vendeve të sigurta.Më pastaj ai shtoi se janë të hapur për një rivlerësim të situatës nëKosovë dhe se vlerësimi i mëparshëm ishte bërë para një viti.Të njëjtin konstatim e përmendën edhe tre anëtarët e tjerë të Këshillitshtetëror. Kryetari Sauvé kishte nevojë tëtheksoj se vendimi i tyre nuk pati për qëllim “të pengoj perspektivën evropianetë Kosovës” ngase Franca që nga koha e luftës e ka mbështetur Kosovën.Ambasadori Kullashi theksoi se autoritet e Kosovës dhe qytetarët e sajkultivojnë një ndjenjë të mirënjohjes për mbështetjen e Francës, tani e disavite, në lëmenj të ndryshëm.Ai e iulustroi këtë pohim edhe me shembullin e fundit kur Kosova uanëtarësua në OIF(Organizatën ndërkombëtare të frankofonisë) sidomos në saje tëmbështetjes së Francës.Z. Kullashi përkujtoi, se kur e falemnderoi presidentin Hollande në Dakarpër mbëshetje, përgjigjja e tij ishte “S’keni nevojë të më falemnderoni, jutakon të bëni pjesë këtu”.Zyrtari pêr mardhênie ndêrkombêtare, z. Guinon, e njoftoi AmbasadorinKullashi pêr ftesën qê kanë marrê nga Kryetari i Gjykatës kushtetuese tëKosovës, z. Enver Hasani pêr ta vizituar Kosovën.Z. Kullashi i inkurajoi zyrtarêt e KSH qê ta vizitojnê Koeovên, ngase kjodo t’u ndihmonte pêr ta kuptuar mê mirê realitetin politik e social tê Kosovës.M. Kullashi njêherit u dha librin e pêrgaditur nga S. Gricourt dhe G.Pernet, me dêshmitê e 30 personaliteteve franceze, qê kishin qêndruar nga disavite nê Kosovê, pêr shtetndêrtimin e Kosovês.Në fund Ambasadori Kullashi, duke i falemnderuar për këtë takim tëfrytshëm, u dha zyrtarëve të Këshillit të shtetit, disa dokumente të Qeverisësë Kosovës për statusin e romëve, për proceset e migrimit dhe për punën einstitucioneve të Kosovës në integrimin e pakicave.Njëherit, z. Kullashi, me rast i njoftoi këta zyrtarë për rastin Zogaj, karakterin arbitrar tëurdhërarestit të Sërbisë dhe dokumentin e UNMIKUT ku dëshmohet ai është liruarsi i pafajshëm qysh në vitin 2004, si dhe kërkesën e autoriteteve të Kosovës qëz. Zogaj të mos i ekstradohet Sërbisë dhe të lirohet.