Follow us on:

Takimi me zyrtarë francez tê MPJ-së lidhur me rastin e z. Genc Zogaj

Paris, dhjetor 2014 - Në vazhdën e komunikimit me zyrtarët francez të MPJ-së lidhur me rastin e z. Genc Zogaj, ushtar i UCK-së, ekstradimin e të cilit, përmes Interpolit e kërkon Sërbia nga Franca, Ambasadori Kullashi i shoqëruar nga Konsulli Mitat Fejza, me 11 dhjetor, pati një takim njëorësh me z. Pierre-Christian Soccoja dhe bashkëpunëtoren e tij , në Departamentin për Konventa dhe ndihmën gjyqësore.

Para shkuarjes në takim Kullashi bisedoi sërish me z. Gazmend Citaku ngaMinistria e Drejtësisë, edhe për disa të dhëna e argumente në favor të z.Zogaj.

Në fillim Kullashi bëri një paraqitje të dokumenteve të UNMIKUT lidhur megjykimin dhe lirimin e z. Zogajt nga të gjitha akuzat me të cilat ishte ngarkuar,nga gjyqëtarët ndërkombër në Gjyqin e Qarkut të Gjilanit, në vitin 2004.

Më pastaj, ai përkujtoi praktikën shmëvjeçare të Serbisë, që nga viti 2004,që të dërgoj urdhër-areste për qytetarët e Kosovës në vende të ndryshme tëbotës.

Në pyetjen e z. Soccoja përse Sërbia vazhdon me këto praktika ndonëse janënënshkruar marrveshje të bashkëpunimit midis dy vendeve, M. Kullashi dha disaelemente të shpjegimit.

Ai i shpjegoi këto praktika të Sërbisë me vullnetin që të gjejë vektor përtë mbajtur një kontroll mbi disa qytetarë tonë, për ta cënuar e kufizuar lirinëe tyre, paisqë Kosova i iku dominimit të saj.

Sërbia ka humbur çdo jurisdiksion mbi Kosovën edhe me vendimin e Këshillittë Sigurimit në qershor të vitit 1999, duke suspenduar sovranitetin e ish-Jugosllavisë,madje duke mos e përmendur fare Sërbinë dhe duke vendosur struktura të OKB-së,përfshi edhe instancat gjyqësore.

Mu për këtë, shtoi Ambasadori Kullashi, ne mendojmë që urdhërarestet eSërbisë nuk kanë vlerë për qytetarët tanë dhe kërkojmë nga vendet ku janëdërguar që të mos i ekstradojnë këta në Sërbi.

Z. Soccoja, theksoi se megjithatë, që nga hyrja në fuqi e konventavendërkombëtare të cilat u bëjnë të mundur vendeve nënshkruese që të ndjekinpenalisht, në veçanti në raste të dyshimit për krime të rënda, personat edhenëse nuk janë qytetarë të tyre.

Eshtë fjala për traktate ndërkombëtare, bilaterale e multilaterale, qëmbështeten në “kompetencën univerzale” të adoptuar nga e drejta penalendërkombëtare me qëllim që të luftojnë “mosndëshkueshmërinë”(fr. l’impunité)e krimeve të rënda.

Pas këtij përkujtimi, z. Soccoja theksoi se në Departamentin e tyre arrijnëgjatë një viti prej 400 deri në 500 kërkesa për ekstradime nga vende tëndryshme edhe për qytetarët e ven deve të tjera nga vendi që kërkon ekstradimin.

Në anën tjetër, shtoi ai, MPJ e Francës dhe Depratannti i tij për konventadhe ndihëm gjyqësore, nuk kanë komptenca të ndërhyjnë në çështje të përmbajtjessë aktakuzave dhe se për këtë janë të autorizuara gjyqet, sfera gjyqësore sisferë e pavarur nga pushteti ekzekutiv.

Ambasadori Kullashi, në komentin e vet, theksoi se Kosova është vend i cilipikërisht ka pësuar nga krimet masive mbi popullësinë civile dhe se është iinteresuar pikërisht për këtë që të luftoj “mosndëshkueshmërinë”. Mirëpo, shtoiKullashi, njëherazi, duke patur parasysh përmasat e mëdha të politikësrepresive të shtetit serb, gjatë kohës së dominimit mbi Kosovën, si dhepërpjekjet e vazhdueshme që pas humbjes së këtij sundimi, të përdorëurdhër-arestet për ekstradimet, tani jemi në situatën paradoksale qështeti i cili ka bërë krime masive të instrumentalizojë mekanizmin ndërkombëtartë ekstradimit për të ndjekur në veçanti ata që i kanë rrezistuar dominimit dhekrimeve.

Ambasadori Kullashi përkujtoi se sistemi gjyqësor i Sërbisë, edhe paraluftës, ka dënuar, sipas të dhënave të Federatës ndërkombëtare tëHelsinkit (por edhe të Fondit për të drejtën Humanitaretë Beogradit dhe Komitetit të Helsinkit të Sërbisë), vetëm në periudhën midisviteve 1981-1988, ka dënuar mbi 20.000 shqiptarë të Kosovës, për “delikte tëopinionit” (pamflete, slogane në mure, mbledhje politike në shtëpi private,pjesmarrje në demonstrata etj.) me dënime prej 2 deri me 20 vjet.

Më pastaj, sistemi policor e gjyqësor i Sërbisë, edhe pas çlirimit tëKosovës, ka montuar procese të karakterit politik, për kosovarët e burgosur qoftënë Mal të Zi, apo në udhëtim e sipër nëpër Sërbi.

Sistemi gjyqësor i Sërbisë dhe Prokuroria e saj speciale për krime tëluftës, shtoi M. Kullashi, kanë konstruktuar dëshmitarë të rremë për krime tëshpifura të ushtarëve të UCK-së.

    Pikërisht për gjithtë këto arsye, autoritet e Kosovësshpresojnë se gjyqi  i Chambérysë (Francë) nuk do ta bëjë ekstradimin e z.Zogaj, e sidomos për faktin se ai është liruar para dhjetë viteve nga tëgjitha akuzat nga gjyqëtarë ndërkombëtar në Kosovë.

Dihet pokështu se ekstradimi nuk mund të bëhet, në saje të konventavendërkombëtare për personat e shfajsuar më parë dhe se i njëjti person nuk mundtë gjykohet dy herë për të njëjtën vepër, me asnjë arsyetim.

 Z. Soccoja theksoi se këto dy argumente të fundit janë kyqe përmosekstradimin, ndonëse u mjaftua me konstatimin se atij nuk i takon tëndërhyjë në këto çështje.

Më pastaj, ai dhe bashkëpunëtorja e tij, njoftuan hollësisht Ambasadorin Kullashindhe Mitat Fejzën për procedurën që do të ndjeket edhe në rast. Së pariDhoma e hetuesisë (Chambre d’Instruction) e Gjyqit do të shqyrtojvlefshmërinë e kërkesës për ekstradim të z. Zogaj kah Sërbia, duke shqyrtuarnjëherit të gjitha dokumentet me të cilat disponon ai për mbrojtjen e tij.

Z. Soccoja tha se që nga fillimi i procedurës roli i avokatit të z. Zogajdo të jetë shumë i rëndësishëm.

Vendimi i Gjyqit, pas shqyrtimit,pastaj, mund të jetë në favor apo kundërekstradimit.

Pas marrjes së këtij vendimi, nëse ky autorizon ekstradimin, hapetprocedura e ankesës së z. Zogaj dhe lënda kalon në duar të një instanceadministrative.

Vendimin për ekstradim, nëse ky aprovohet, e nënshkruan Presidenti iRepublikës dhe Ministërja e Drejtësisë.

Së këndejmi, hapet mundësia e ankesës dhe kjo periudhë mund të zgjasë derinë gjashtë muaj.

Nëse edhe në instancën e dytë, merret vendimi për ekstradim, hapet mundësiasërish për ankesë dhe një periudhë tjetër gjashtëmujtore që shërben përmbrojtjen e të akuzuarit.

Në mbrotje të z. Zogaj mund të dalë edhe Këshilli i Shtetit (Conseil d’Etat),meqë ky merr në mbojtje qytetarët, të drejtat e të cilit mund të jednë tërrezikuara apo të cënuara nga një vendim administrav, siç mund të jet vendimipër ekstradim.

Përndryshe, me 5 dhjetor  Z. Kullashi pati takim me Kryetarin Z.Jean-Marc Sauvé dhe bashkëpunëtorët e tij, në Këshillin e Shtetit, dhe mekëtë rast veç diskutimit për heqjen e Kosovës nga lista e vendeve të sigurta,Kullashi i senzibilizoi edhe për rastin Zogaj dhe ua dorëzoi dokumentingjyqësor të UNMIK-ut për lirimin e tij.

Më pastaj, Z. Kullashi u interesua të dijë nga zyrtarët francez të këtijDepartamenti edhe hollësi të tjera sa i takon pikëmbështetjeve juridike e tëtjera që mund të gjenden në mbrojtjen e z. Zogaj dhe pengimin e ekstradimit tëtij. Kullashi insistoi që të mbesin në kontakt gjatë gjithë procedurës sëshqyrtimit të kërkesës së Sërbisë për ekstradimin.