Follow us on:

Ambasadori Kullashi mori pjesë në Festën shtetërore të Turqisë

Paris, 29 Tetor 2014 - Ambasadori Kullashi mori pjesë në Festën shtetërore të Turqisë, me ftesë të ambasadorit Hakki Akil.

Në këtë festë Muhamedin Kullashi bisedoi me Ambasadorët eAfrikës Qëndrore, Gabonit, Malit të Zi, Hondurasit e Guinesë Bisao.

Më pastaj M. Kullashi bisedoi me Drejtorin e çështjeveevropiane në Quai d’Orsay, z. Pierre Lévy. U bisedua për rrjedhat politike në Kosovë dhe rajon si dhepër qëndrimet e ekipeve të reja politike në BE lidhur me çështjen e zgjerimit,për pengesat që dalin në këtë drejtim, sa në nivelin e vendeve të mëdha aq edhenë nivelin e instancave të BE-së, të kushtëzuara, në masë të konsiderueshme meproblemet që dalin me “valët e rritura të imigracionit nga drejtime të ndryshmekah Evropa”. z. Kullashi theksoi se Kosova shpreson se Franca do tëmbështesë aspiratën e Kosovës për t’u integruar në BE, duke filluar edhe meliberalizimin e vizave dhe me procesin e stabilizimit dhe asociimit. Me Ambasadorët e Guniesë-Bisao dhe Hondurasit, M. Kullashiveç tjerash evokoi gjasët që ata të marrin një përgjigje pozitive ngaMinistritë e tyre lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes për vendosjen emardhënieve diplomatike. Me Ambasadoren e Malit Të Zi, zonjën Irena Radovic,  M. Kullashi bisedoi lidhur me demarshet përintegrimin e Kosovës në UNESCO dhe kërkimin e mbështetjes nga vende të ndryshmeanëtare. Pas këmbimit të disa informatave lidhur me qëndrimet evendeve të ndryshme karshi projektit të Kosovës për t’u anëtarësuar si dhe medisa çështje procedurale, z. Radovic e njoftoi Kullashin se nga muaji dhjetorajo nuk do të meret më me UNESCON-në, por një diplomate e delegauar nga Ambasadae saj. Në fakt, Ambasadorja Radovic përfundon madatin e saj nëmuajin janar 2015 dhe shkon në një detyrë të re. Më pastaj Ambasadori Kullashi bisedoi me Ambasadorin e ri tëTurqise në Francë, z. Hakki Akil,’i cili përfundoi mandatin e vet në Itali) përrrjedhat politike e ekonomike në të dy vendet, për bashkëpunimin e dy misionevenë Paris, e në veçanti për demarshet e Ambasadës së Kosovës lidhur meanëtarësimin e saj në UNESCO dhe mbështetjen që mund të jap Turqia në këtëproces, në saje të ndikimit dhe lidhjeve që ka me shumë vende. Ambasadori Akil premtoi mbështetjen e misionit të vet.